Kryeministri Edi Rama ka komentuar debatin për pagat e sistemit të drejtësisë. Ai thekson se secili institucion duhet të veprojë brenda kompetencave të tij. Sipas kryeministrit, fondi i pagave të pushtetit gjyqësor propozohet nga pushteti ekzekutiv dhe miratohet nga pushteti legjislativ.
“Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…”shkruan Rama.









