-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO- 20 të arrestuar në Sarandë, bllokohen drogë dhe armë

Kryesoret

Policia e Sarandës ka goditur një grup që merrej me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, duke ndaluar 20 persona. Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, automjete dhe aparate celulare.

Lista me personat e arrestuar;
Altin Demiri
Arlind Osmani
Feliks Filija
Medi Myftaraj
Nikolin Rakipi
Klerjan Popshimi
Redian Astrit
Arizi Erjon
Ruhan Dido
Dhimitër Terolli
Xhuliano Mejdi
Vasil Kaçi
Flatun Lalaj
Bledar Kovaci
Shefqet Bezhani
Andrea Babi
Nazif Refitaj
Elvis Demçaj
Devis Saliaj
Korado Omeri

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE

Dy muaj më parë, në kuadër të këtij procedimi, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësitë Fier dhe Tiranë, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan e Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurores, znj. Esmeranda Basho, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, finalizuan operacionin policor të koduar “Vjeshta”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, konkretisht:

A. O., 25 vjeç; F. F., 27 vjeç; M. M., 35 vjeç; K. P., 27 vjeç; R. A., 33 vjeç, banues në Ksamil; N. R., 32 vjeç; A. A. (D), 48 vjeç; E. D., 41 vjeç; Dh. T., 33 vjeç; Xh. M., 27 vjeç; V. K., 23 vjeç; F. L., 54 vjeç; B. K., 26 vjeç; Sh. B., 20 vjeç; A. B., 20 vjeç; N. R., 24 vjeç; E. D., 30 vjeç; D. S., 22 vjeç; K. O., 28 vjeç dhe F. B., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në bazë të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, shtetasve D. S. dhe Sh. B. policia u gjeti nga një armë zjarri pistoletë, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në dhjetëra doza me qëllim shitjen, 4 automjete, 19 aparate celulare dhe një shumë parash, në lekë dhe euro.

Ndërkohë, gjatë operacionit u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. N., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi kundërshtoi shërbimet e Policisë për të mos ushtruar kontroll në një nga dhomat e hotelit, ku u kap shtetasi Sh. B. dhe iu gjet një armë zjarri pistoletë. Më parë, në kuadër të këtij procedimi, më datë 31.07.2026, janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. N., A. C. dhe K. J., si dhe u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike kanabis, të cilën dyshohet se synonin ta shpërndanin në Sarandë dhe Ksamil.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas ushtronin veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në rrethin e Sarandës, në zonat e plazheve, lokalet e natës dhe në afërsi të shkollave.

Hetimet vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale, përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit