Një zjarr i madh ka përfshirë pisha, ullishte dhe shkurre në zonën e Çërrilës, Mallakastër, të dielën në mesditë, ndërsa era e fortë po e përhap shpejt zjarrin dhe po e vështirëson ndërhyrjen.
Në terren po punojnë mjetet zjarrfikëse të Mallakastrës, policia dhe banorë vendas për ta shuar dhe izoluar, por relievi i thyer po e vështirëson lëvizjen dhe punën e tyre.
Për momentin, zjarri nuk paraqet rrezik për banesat pasi ndodhet larg zonës së banuar, dhe fokusi kryesor është ndalimi i përhapjes drejt bimësisë tjetër.
Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i shpërhtimit të këtij zjarri kaq masiv.
‘Operacioni në Himarë është mbyllur’- 32 vatra zjarri, po digjet Dajti









