Zbardhet mbledhja e Ramës në Vilën e Kuqe, ja detyrat për ministrat dhe drejtuesit politikë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe në Sauk. Burime për gazetaren e Euronews, Eksiola Shehu, thonë se në mbledhje është prezantuar nga secili drejtues politik një kalendar për “Orën e Pranisë Besnike”, ku…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe në Sauk.

Burime për gazetaren e Euronews, Eksiola Shehu, thonë se në mbledhje është prezantuar nga secili drejtues politik një kalendar për “Orën e Pranisë Besnike”, ku do të zhvillohen takime në terren me qytetarët.

Një pjesë e takimeve do të nisin që këtë fundjavë, ku në terren do të jenë deputetët dhe zëvendësministrat për të takuar qytetarët lidhur me shqetësimet që ata kanë.

Takimi i sotëm i paraprin një tjetër takimi nesër me grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave.

The post Zbardhet mbledhja e Ramës në Vilën e Kuqe, ja detyrat për ministrat dhe drejtuesit politikë appeared first on Euronews Albania.