Lajmet e fundit

Frosinone ka marrë një fitore spektakolare 3-2 ndaj Venezias në një ndeshje që kishte gjithçka.
Vendasit e nisën furishëm dhe në pjesën e parë krijuan një epërsi prej dy golash. Antonio Raimondo ishte heroi i Frosinones, duke shënuar dy herë, fillimisht në minutën e 21-të dhe më pas në të 39-tën, për 2-0.
Venezia reagoi fuqishëm pas pushimit. John Yeboah ngushtoi diferencën në minutën e 66-të, ndërsa Richie Sagrado barazoi rezultatin në minutën e 74-t, duke e kthyer ndeshjen në një dramë të vërtetë.
Por, Frosinone nuk u dorëzua. Giorgi Kvernadze shënoi në minutën e 83-të për 3-2 dhe i dha skuadrës së tij një fitore të madhe pas një rikthimi të jashtëzakonshëm të Venezias.
Një ndeshje me pesë gola, përmbysje dhe emocione deri në fund./Klankosova.tv