Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka përcjellë një videomesazh nga New Jersey, në prag të takimit të Kryetarit të PD, Sali Berisha me diasporën shqiptare në SHBA.
Këlliçi tha se shqiptarë-amerikanë nga New Jersey, New York, Massachusetts dhe Philadelphia janë mbledhur në Garfield, New Jersey, për këtë aktivitet të veçantë politik.
Ai pohoi se bëhet fjalë për “takimin më madhështor” të organizuar ndonjëherë nga një politikan apo forcë politike shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
“Takimi i sotëm do të jetë fantastik, ju garantojmë që do të jetë edhe historik. Fitore!”, shprehet Këlliçi në videomesazhin e tij.
Këlliçi: Shqiptaro-amerikanëve që ndodhen në New Jersey, në New York, në Massachusetts, në Philadelphia të vijnë të bashkohen në këtë takim në Garfield, New Jersey që është takimi më madhështor që është organizuar ndonjëherë nga një politikan shqiptar, nga një forcë politike shqiptare në tokën e bekuar amerikane. Takimi i sotëm do jetë fantastik, ju garantoj që do të jetë edhe historik. Fitore.
© SYRI.net