Lajmi i fundit

LIVE - Takimi i Kryetarit i Partisë Demokratike, Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës

Infantino sfidon kritikët: Nuk largohet nga FIFA, konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat

Infantino sfidon kritikët: Nuk largohet nga FIFA, konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat

17:01, 06/09/2026

Gianni Infantino nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i FIFA-s dhe do të rikandidojë për një tjetër mandat.

Zgjedhjet për presidentin e FIFA-s do të zhvillohen në mars të vitit 2027, gjatë Kongresit që do të mbahet në Marok.

Pavarësisht kritikave dhe presionit në rritje për dorëheqjen e tij, Infantino mbetet i vendosur për të vijuar në krye të organizatës.

Kritikat ndaj tij janë shtuar pas përpjekjeve për t’u shitur investitorëve privatë një pjesë të të drejtave të turneve të FIFA-s.

Ndërkohë, disa zyrtarë të lartë të federatës kanë shprehur gjithashtu shqetësime për mënyrën e drejtimit të organizatës.

Megjithatë, FIFA ka konfirmuar se planet e Infantinos nuk kanë ndryshuar.

“Sigurisht, asgjë nuk ka ndryshuar. Zoti Infantino do të kandidojë për rizgjedhje”, deklaroi një zëdhënës i FIFA-s.

Kandidatët që duan të sfidojnë presidentin aktual duhet të deklarojnë zyrtarisht kandidaturën deri më 18 nëntor.

Në sfondin e përplasjeve, FIFA ka akuzuar UEFA-n për një “fushatë shpifëse” kundër Infantinos.

Mosmarrëveshjet mes dy institucioneve më të fuqishme të futbollit evropian dhe botëror vijojnë të jenë të forta.

Pavarësisht kësaj, Infantino po vazhdon të promovojë investimet dhe fondet e FIFA-s për federatat në mbarë botën.

Këto investime mund të jenë vendimtare në zgjedhje, pasi çdo federatë anëtare e FIFA-s ka nga një votë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Infantino do të ketë një rival të fortë në garën për mandatin e ardhshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco