Kastrioti e mbylli në avantazh 1:2 ndaj Burrelit.
Sfida në stadiumin “Liri Ballabani” vlen për javën e parë të Kategorisë së Parë.
Gjyqtari duhet të ndërpriste ndeshjen në minutën e 34-të. Rezultati shënonte 1:2, ndërsa pati tension jashtë fushës së blertë.
Policia duhet të ndërhynte për të qetësuar tifozët dhe ndeshja rifilloi pas katër minutave.
Gjyqtari po ashtu tregoi edhe kartonin e verdhë, pikërisht nga stoli i Kastriotit.
Krutanët kanë udhëtuar në këtë transfertë me probleme të shumta. FSHF nuk lejoi regjistrimin e lojtarëve, duke qenë se merkato nga FIFA vazhdon e bllokuar.