Uashingtoni i vitit 2020 kishte optimizëm dhe iniciativë; Uashingtoni i vitit 2026 ka shumë më pak vëmendje për Ballkanin.
Njohësit amerikanë të rajonit thonë se administrata është transaksionale, interesat ekonomike peshojnë më shumë dhe Serbia duket se është përshtatur më mirë me këtë realitet sesa Kosova.
Marrëveshja e ndërmjetësuar nga administrata e tij u nënshkrua më 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo përmbante zotime për lidhje infrastrukturore, energji, investime dhe bashkëpunim ekonomik, por edhe çështje që shkonin përtej raporteve Kosovë-Serbi.Trump e paraqiti marrëveshjen si një zotim historik dhe normalizimin ekonomik si rrugë drejt zgjidhjes së problemeve politike mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mendoj se do të kenë marrëdhënie të shkëlqyera. Ekonomia mund t’i afrojë njerëzit dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh këtu. Njerëzit e mi kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha Trump para kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Trajektoren nuk e ndryshuan as marrëveshjet e reja.
Dialogu humbi vrullin, ndërsa takimet e nivelit të lartë u ndërprenë, shkruan REL.