Tronditet Prishtina, ekzekutohet me armë zjarri “Radulla”
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë. Një person ka humbur jetën në kryeqytet në mbrëmjen e të mërkurës, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Viktimë raportohet se ka mbetur Agron Hajdari.
Ndërkaq, sipas mediave në Kosovë viktima është i njohur edhe me nofkën “Radulla”.
Mësohet se viktima ishte emër i njohur për policinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Enis Pllana ka bërë reagimin e parë mediatik, pas ngjarjes.
“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Pllana për Indeksonline.
/Shqip.com