Mesi i gushtit në Rivierën Shqiptare është gjithmonë kulmi i sezonit, por kjo fundjavë në Dhërmi u kthye në epiqendrën absolute të verës. Jugu ishte plot me njerëz të ardhur nga e gjithë Shqipëria, si dhe një valë e madhe turistësh të huaj, të gjithë të bashkuar për të përjetuar energjinë e festave më të shumëpritura të vitit. Sigurisht, ne të Geek Room nuk mund të mungonim në këtë atmosferë ku muzika dhe interaktiviteti bëhen bashkë për të krijuar kujtime.

Nata: Nën ritmin e yjeve dhe dritave
E nisëm fundjavën nën yje, në atë që ishte padyshim një nga eventet më masive të muzikës elektronike për këtë sezon. Të shohësh mijëra njerëz që kërcejnë nën një ritëm të vetëm është një ndjesi e papërshkrueshme. Por, si gjithmonë, vëmendja jonë shkoi përtej skenës kryesore, tek eksperiencat që e bëjnë natën unike.

Ndalesa jonë e preferuar ishte zona IQOS, një hapësirë dinamike e krijuar për përdoruesit e rritur të nikotinës, ku ngjyrat, dritat dhe eksperiencat ndërvepruese u kombinuan për të krijuar një atmosferë unike festivali. Testuam përqendrimin tonë në lojën “Beat the Buzzer” dhe shijuam aktivitete të ndryshme të dizajnuara posaçërisht për komunitetin IQOS. Më shumë sesa një pikë takimi, kjo hapësirë shërbeu si një vend i dedikuar ku përdoruesit e rritur mund të lidhen me njëri-tjetrin, të relaksohen dhe të përfitojnë maksimalisht nga nata, duke përjetuar markën në një mënyrë tërheqëse dhe të përgjegjshme.

Mëngjesi: Kafe, rërë dhe një energji e re
Nëse mendoni se pas një nate të tillë bregdeti fle, gaboheni. Të nesërmen u zgjuam me një koncept krejtësisht të freskët: një party mëngjesi buzë detit. Të shijosh kafenë e parë dhe një briosh ndërsa muzika vazhdon të diktojë ritmin e ditës, është ndjesia e vërtetë e pushimeve.

Edhe në këtë atmosferë më të relaksuar dhe diellore, IQOS kishte krijuar një hapësirë të dedikuar, për përdoruesit e rritur të nikotinës, që i përshtatej fiks vibe-it të paradites. Ne u ndalëm për t’u shkëputur pak nga ritmi i kërcimit dhe kaluam kohë duke luajtur Jenga aty mbi rërë, duke provuar sërish reflekset me “Beat the buzzer” dhe duke shijuar bisedat me miqtë.
Një standard i ri për verën
Kjo fundjavë në Dhërmi na vërtetoi se eventet po marrin një tjetër dimension. Nuk mjafton më vetëm muzika e mirë, ajo që lë shenjë janë përvojat interaktive dhe detajet e kuruara që ofrohen përgjatë gjithë fundjavës. Janë pikërisht momente të tilla, plot ngjyra dhe lojëra krijuese, që e bëjnë bregdetin tonë një destinacion me energji të pashtershme.
Artikull i sponsorizuar

