Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    IFA 2026: Motorola prezanton Motorola Edge 70 Plus, Moto Watch Ultra dhe Moto Snap Wireless Charger
    6 Shtator, 2026
    IFA 2026: Birdify prezanton inovacionin e ri për të gjithë të apasionuarit e zogjve
    6 Shtator, 2026
    Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 30 shtator!
    6 Shtator, 2026
    IFA 2026: CUKTECH prezanton ekzoskeletin robotik të fuqizuar nga një power bank
    6 Shtator, 2026
    IFA 2026: Miele vendos inteligjencën artificiale në qendër të produkteve të reja
    5 Shtator, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    IFA 2026: Techno prezanton Pova 8 Pro Lamborghini Edition
    6 Shtator, 2026
    IFA 2026: Xiaomi prezanton smartphone-in e palosshëm 18 Fold
    6 Shtator, 2026
    Apple teston një Apple Pencil të vogël për iPhone-in e palosshëm
    1 Shtator, 2026
    iPhone 17 Pro hidhet nga 30.6 km lartësi pa parashutë dhe mbetet tërësisht funksional
    31 Gusht, 2026
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të Xiaomi 18 Fold
    29 Gusht, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Meta i përgjigjet Geek Room për mbylljen e koordinuar të llogarive në Instagram: “Na vjen keq pasi disa u mbyllën gabimisht”
    4 Shtator, 2026
    Instagram do të ndalojë rekomandimin e llogarive që nuk sqarojnë se përdorin influencer të gjeneruar nga AI
    1 Shtator, 2026
    Instagram prezanton “First Draft” për të lehtësuar editimin e Reels
    26 Gusht, 2026
    Ju mund të provoni të komunikoni si në shekullin e XIX përmes aplikacionit Roost Social
    24 Gusht, 2026
    Meta po teston shërbime të reja AI në WhatsApp për të mbrojtur përdoruesit nga mashtruesit
    15 Gusht, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët patentojnë teknologjinë e re që dallon viruset vetëm nëpërmjet frymëmarrjes
    15 Gusht, 2026
    Shkencëtari modifikon ADN e një qeni për të mos patur alergji ndaj tij
    12 Gusht, 2026
    Shkencëtarët tregojnë se truri i njeriut nuk është i përgatitur për jetën moderne
    25 Korrik, 2026
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Prezantimi i GTA 6 mund të shkaktojë një krizë produktiviteti në vendin e punës
    1 Shtator, 2026
    Activision publikon momentin kur i dorëzon një urdhër ligjor shitësit të kodeve të paautorizuara për Call of Duty
    31 Gusht, 2026
    Për të kompletuar GTA 6 do t’ju duhen gati 80 orë
    29 Gusht, 2026
    Rockstar Games prezanton trailer-in e ri 27 minutësh
    28 Gusht, 2026
    CD Projekt Red konfirmon se The Witcher IV do të prezantohet në 2028
    25 Gusht, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    F1 Live do të rikthehet në 2027 me një event 3-ditor në Milano
    5 Shtator, 2026
    Range Rover prezanton makinën e parë elektrike, çmimi nis nga €180,000
    3 Shtator, 2026
    Ferrari nderon Michael Schumacher në Monza me një rikthim te epoka e artë
    2 Shtator, 2026
    Agjentët virtualë do të përdoren për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve ndërkohë që makina e tyre drejtohet nga AI
    21 Gusht, 2026
    Versioni ekskluziv “Chasis 0” i makinës tërësisht elektrike të Ferrari u shit për $40 milionë
    17 Gusht, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar rikthehet pas 13 vitesh
    3 Shtator, 2026
    Fundjava që ndezi jugun: Si e përjetuam ritmin e mesit të gushtit në Dhërmi
    31 Gusht, 2026
    Valët e të nxehtit në Evropë mund të kenë shkaktuar mbi 33 mijë fatalitete këtë verë
    30 Gusht, 2026
    Sezoni sportiv ka nisur dhe të gjitha kampionatet janë në DigitAlb
    29 Gusht, 2026
    Mektrin zyrtarizon partneritetin me Axopar: Aventurat nautike takojnë dizajnin skandinav
    24 Gusht, 2026
Search
Duke lexuar: IFA 2026: Motorola prezanton Motorola Edge 70 Plus, Moto Watch Ultra dhe Moto Snap Wireless Charger
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > IFA 2026: Motorola prezanton Motorola Edge 70 Plus, Moto Watch Ultra dhe Moto Snap Wireless Charger
Tech

IFA 2026: Motorola prezanton Motorola Edge 70 Plus, Moto Watch Ultra dhe Moto Snap Wireless Charger

Last updated: 6 Shtator, 2026 4:14 pm
Ndaj
4 Min lexim

Në IFA 2026, ku Geek Room dhe Neptun ishin të pranishëm për të sjellë pranë ndjekësve inovacionet më të fundit nga bota e teknologjisë, Motorola ka sjellë një treshe produktesh që synojnë të krijojnë një ekosistem më të lidhur, duke kombinuar dizajnin premium, inteligjencën artificiale dhe funksionalitetin e përditshëm. Në stendën e kompanisë, vëmendjen e tërhiqnin veçanërisht Motorola Edge 70 Plus, Moto Watch Ultra dhe Moto Snap Wireless Charger.

Motorola Edge 70 plus

Në qendër të prezantimit ishte Motorola Edge 70 plus, një smartphone që e vendos kamerën dhe dizajnin në fokus. Pajisja vjen me një sistem kamerash të kryesuar nga sensori kryesor 200MP, rezolucioni më i lartë i përdorur deri tani nga Motorola në një sistem kamerash. Kamera mbështet OIS, 10x Super Zoom dhe regjistrim video 4K, ndërsa funksionet e bazuara në AI, përfshirë Photo Enhancement Engine, synojnë të përmirësojnë automatikisht rezultatet pa pasur nevojë për shumë ndërhyrje manuale.

Përpara ndodhet një kamerë 32MP, e cila kalon automatikisht në Group Mode kur telefoni kthehet horizontalisht. Motorola ka vendosur gjithashtu një ekran 6.78-inç Extreme AMOLED, me frekuencë rifreskimi 144Hz, Dolby Atmos dhe altoparlantë stereo. Në brendësi punon Snapdragon 7s Gen 3, i shoqëruar me 8GB RAM dhe deri në 256GB hapësirë.

Një tjetër pikë interesante është bateria 6500mAh, me karikim 45W TurboPower dhe Bypass Charging për lojërat.

Moto Watch Ultra

Nëse Edge 70 plus synon krijimtarinë, Moto Watch Ultra fokusohet te mirëqenia dhe aktiviteti fizik. Motorola ka bashkëpunuar sërish me Polar për të sjellë një seri funksionesh të avancuara për monitorimin e gjumit, stresit, aktivitetit dhe rikuperimit.

Ora përfshin Polar Serene, Nightly Recharge dhe Sleep Plus Stages, ndërsa përdoruesit mund të përfitojnë edhe nga Activity Score, Smart Calories, Active Intensity Zones dhe Running Coach. Një nga risitë më të rëndësishme është lidhja LTE, e cila e bën këtë model moto watch të parin të Motorola-s me këtë funksionalitet. Kjo do të thotë se përdoruesit mund të kryejnë telefonata, të marrin mesazhe dhe të menaxhojnë njoftimet pa pasur domosdoshmërisht telefonin pranë.

Ekrani 1.5-inç OLED arrin deri në 2700 nits, ndërsa trupi 46mm është prej çeliku inox. Ora mbështet Wear OS, Google Maps, Google Wallet dhe Gemini, ndërsa është edhe pajisja e parë wearable e Motorola-s me Motorola Qira të integruar. IP68, 5ATM dhe Gorilla Glass 3 plotësojnë paketën e qëndrueshmërisë. Bateria premton deri në dy ditë përdorim aktiv ose deri në 24 orë pas vetëm 15 minutash karikim.

Moto Snap Wireless Charger

Produkti i tretë është më modest në përmasa, por praktik për ekosistemin e ri. Moto Snap Wireless Charger ofron deri në 25W karikim wireless për pajisjet kompatibile Qi2.2, ndërsa pajisjet e mbështetura Motorola mund të arrijnë deri në 30W përmes protokollit të kompanisë.

Karikuesi përdor lidhje magnetike për pozicionim më të saktë dhe është projektuar për karikim më efikas dhe më të freskët. Ai përfshin mbrojtje nga mbinxehja dhe mbikarikimi, nuk konsumon energji në standby dhe vjen me kabllo USB-C 1.5 metra. Mbështetja për kasat magnetike e bën përdorimin edhe më praktik.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme IFA 2026: Birdify prezanton inovacionin e ri për të gjithë të apasionuarit e zogjve
Tjetra IFA 2026: Xiaomi prezanton smartphone-in e palosshëm 18 Fold

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

IFA 2026: Techno prezanton Pova 8 Pro Lamborghini Edition
Mobile
6 Shtator, 2026
IFA 2026: Xiaomi prezanton smartphone-in e palosshëm 18 Fold
Mobile
6 Shtator, 2026
IFA 2026: Birdify prezanton inovacionin e ri për të gjithë të apasionuarit e zogjve
Tech
6 Shtator, 2026
Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 30 shtator!
Tech
6 Shtator, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Shpërndarja e deepfakes të Taylor Swift nëpër rrjetet sociale shpreh qartë nevojën për hartimin e ligjeve të reja

27 Janar, 2024
Tech

Sports Tomorrow Congress do të jetë risia e MWC Barcelona 2023

27 Janar, 2023
Tech

PLUGZZi Fast Charge prezantohet për herë të parë në Gitex Global

14 Tetor, 2024
Science

Studimi zbulon se Groenlanda po humbet 30 milion tonë akuj në orë

20 Janar, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?