Bashkëthemeluesit e Fitbit, James Park dhe Eric Friedman, janë rikthyer në tregun e pajisjeve ëearable me startup-in e ri Luffu dhe produktin e parë, Luffu Link. Bëhet fjalë për një byzylyk shëndeti dhe sigurie me LTE, i krijuar për të monitoruar gjendjen fizike dhe mendore të përdoruesit, por edhe për të mbajtur familjarët të informuar.
Luffu Link kombinon sensorë shëndetësorë, GPS, regjistrim zanor dhe komunikim përmes LTE, duke funksionuar edhe kur përdoruesi nuk ka telefon pranë. Pajisja monitoron aktivitetin, gjumin, rrahjet e zemrës në pushim, kaloritë e djegura, variabilitetin e ritmit të zemrës dhe ritmin e frymëmarrjes.

Por synimi nuk është thjesht të mbledhë të dhëna. Aplikacioni Luffu përdor AI për të analizuar modelet e përditshme dhe për të identifikuar ndryshime të pazakonta, si ulja e aktivitetit apo ndryshimet në gjumë pas nisjes së një medikamenti.
Përdoruesit mund të shtypin një buton dhe të regjistrojnë me zë informacione për simptomat, ilaçet, ushqimin apo humorin. Në rast emergjence, mund të dërgojnë një kërkesë për ndihmë së bashku me vendndodhjen, nivelin e baterisë dhe të dhënat shëndetësore.

Luffu Link kushton aktualisht $250 për porosi paraprake, ndërsa çmimi final pritet të jetë 300 dollarë. Dërgesat parashikohen në fillim të vitit 2027, në tre ngjyra: Halo Gold, Onyx Black dhe Sterling Blue.
Startup-i po zhvillon gjithashtu një pajisje për shtëpinë, duke synuar të krijojë një sistem të plotë inteligjent për kujdesin dhe sigurinë familjare.

