Mektrin Marine ka marrë zyrtarisht përfaqësinë e Axopar, markës finlandeze që ka ndryshuar mënyrën se si konceptohet lundrimi modern. Me filozofinë e saj të bazuar në lirinë për të eksploruar, performancën e jashtëzakonshme dhe dizajnin funksional skandinav, Axopar ka krijuar një segment krejtësisht të ri në industrinë nautike: Adventure Boating. Përmes këtij partneriteti, Mektrin bëhet përfaqësues zyrtar i Axopar në Shqipëri, duke sjellë pranë publikut vendas një nga markat me rritjen më të shpejtë në Europë.

Që prej prezantimit të modelit të parë Axopar 28 në vitin 2014, marka sfidoi standardet tradicionale të industrisë detare. Me një koncept modular dhe një dizajn që kombinon estetikën me funksionalitetin, kompania krijoi një kategori të re varkash të dedikuara për aventurë. Brenda pak vitesh, ajo u shndërrua në një emër global, me mijëra pronarë në mbarë botën që ndajnë të njëjtën filozofi: lirinë për të eksploruar dhe për të përjetuar detin në mënyrën e tyre.

Çdo varkë Axopar është projektuar për të ofruar stabilitet, kontroll dhe siguri në çdo kusht lundrimi. Trupi karakteristik me twin-stepped hull, profili me majë të mprehtë, dhe shpërndarja optimale e peshës krijojnë një kombinim që garanton manovrim të saktë, efikasitet më të lartë dhe një eksperiencë drejtimi dinamike, qoftë për kapitenë me përvojë apo për ata që hedhin hapat e parë në botën e lundrimit.
Një nga elementët që e dallon Axopar është modulariteti i jashtëzakonshëm. Çdo model mund të personalizohet sipas stilit të jetesës dhe nevojave të pronarit, falë një game të gjerë konfigurimesh. Ambientet në bord janë projektuar për të qenë multifunksionale, me tavolina që shndërrohen në hapësira relaksi, zona ulëse që përshtaten sipas aktivitetit dhe planimetri fleksibël që e bëjnë të njëjtën varkë ideale për udhëtime ditore, sporte ujore, peshkim, lundrim familjar apo aventura shumëditore.

Sot, Axopar konsiderohet një nga markat me rritjen më të shpejtë në industrinë europiane të lundrimit. Në vitin 2024, modeli Axopar 37 u rendit si varka me motorë outboard më e shitur në segmentin 10-12 metra në SHBA. Ky sukses konfirmon pozicionin e markës si një nga emrat më inovativë dhe më të besuar në industrinë globale.
Me ardhjen e Axopar në portofolin e Mektrin Marine, tregu shqiptar pasurohet me një markë që mishëron aventurën, performancën dhe dizajnin bashkëkohor skandinav.
Për më shumë informacion mbi modelet Axopar dhe shërbimet e Mektrin Marine, vizitoni showroom-et Mektrin ose faqen zyrtare: https://mektrin.al/en/mjete/marina

