Nëse ka një gjë që kuptohet menjëherë sapo Geek Room dhe Neptun vizituan stendën e Miele në IFA 2026, është se gjiganti gjerman nuk po e sheh më inteligjencën artificiale thjesht si një funksion shtesë. Synimi është shumë më ambicioz, që pajisjet duhet të marrin përsipër edhe vendimet që deri tani i merrnim ne.
Në qendër të vëmendjes është G8 Diamond, lavastovilja e re flagship e Miele. Ajo përdor një kamerë të integruar dhe AI për të analizuar enët brenda, për të kuptuar sa e mbushur është lavastovilja dhe për të përshtatur automatikisht programin e larjes. Sistemi AutoDos merret vetë me detergjentin, ndërsa ExcellentDry përdor ajër të nxehtë për të përmirësuar tharjen, edhe te objektet plastike.

Në kuzhinë pamë edhe CulinaryCoach, një asistent me AI brenda aplikacionit Miele. Ai mund të marrë një recetë nga burime të ndryshme, të sugjerojë mënyrën e përgatitjes dhe madje t’i dërgojë direkt furrës parametrat e nevojshëm të gatimit.
Miele solli në Berlin edhe gjeneratën e re W2/T2, me lavatriçe dhe tharëse deri në 11 kg, SmartMatic, TwinDos, si dhe cikle QuickPowerWash dhe QuickPowerDry prej vetëm 49 minutash për ngarkesa deri në 4 kg.

Por më futuristja ishte Cary, një koncept lavatriçeje që përdor sensorë optikë dhe AI për të identifikuar materialet dhe ngjyrat, duke zgjedhur vetë programin, temperaturën dhe detergjentin.
Pas asaj që pamë në stendë, duket se për Miele e ardhmja e shtëpisë inteligjente është të mos kesh nevojë t’i kontrollosh fare elektroshtëpiaket.

