Samsung Electronics prezantoi sot Galaxy S26 FE, anëtarin më të ri të serisë Galaxy S26 dhe pajisjen e parë që vjen me One UI 9, duke sjellë që nga dita e parë përvojën më të fundit premium të Galaxy për një numër edhe më të madh përdoruesish. Me mundësi të përmirësuara të kamerës dhe Galaxy AI edhe më të avancuar në mënyrë kontekstuale, modeli i ri e çon fotografimin, krijimin e përmbajtjes dhe lidhjen e përditshme në një nivel të ri. I krijuar rreth asaj që përdoruesit vlerësojnë më shumë dhe i integruar në një dizajn të hollë e të lehtë, Galaxy S26 FE vazhdon përvojën e dallueshme të serisë Galaxy S.
“Galaxy S26 FE është projektuar me kujdes për të ofruar avantazhet e dallueshme të serisë Galaxy S dhe për të garantuar që çdo veçori të sjellë vlerë reale në jetën e përditshme të përdoruesve”, tha Jay Kim, Zëvendës President Ekzekutiv dhe Drejtues i Customer Experience Office në divizionin Mobile eXperience (MX) të Samsung Electronics. “I pajisur me kamerat dhe mundësitë e AI të preferuara nga përdoruesit e Galaxy dhe i mbështetur nga ndërfaqja më e fundit One UI 9, Galaxy S26 FE është zgjedhja ideale për të gjithë ata që e dinë saktësisht se çfarë është më e rëndësishme për ta.”

Fotografi më të qarta, modifikim pa mundim
Galaxy S26 FE ofron një përvojë edhe më të fuqishme të kamerës, nga fotografimi deri te modifikimi, falë sistemit të përmirësuar me tre kamera të pasme dhe përpunimit të avancuar të imazhit. Këto mundësi i ndihmojnë përdoruesit të kapin dhe përpunojnë momentet e rëndësishme, pavarësisht nëse fotografojnë skena statike apo momente dinamike në lëvizje.
- My FanCam, një veçori e prezantuar për herë të parë në pajisjet më të fundit Galaxy me ekran të palosshëm, tashmë është e disponueshme edhe në Galaxy S26 FE. Veçoria ndjek automatikisht personin e zgjedhur dhe e mban në qendër të kuadrit, duke përshtatur në mënyrë inteligjente kadrin gjatë lëvizjes së skenës. Kështu, përdoruesit mund të krijojnë më lehtë përmbajtje dinamike, të gatshme për t’u shpërndarë në rrjetet sociale.
- Për regjistrimin e videove, Super Steady me funksionin Horizontal Lock, i preferuar nga përdoruesit e serisë Galaxy S26, ndihmon në krijimin e pamjeve më të njëtrajtshme dhe të qëndrueshme gjatë aktiviteteve me ritëm të lartë, udhëtimeve dhe momenteve të përditshme në lëvizje.
- Galaxy S26 FE mbështet zmadhimin optik 3x, duke ofruar më shumë siguri gjatë fotografimit nga distanca. Për selfie, kamera e përmirësuar 12 MP në pjesën e përparme përfshin më shumë përmbajtje në çdo kuadër, duke e bërë më të lehtë realizimin e fotografive në grup.
- Nightography, një nga veçoritë dalluese të serisë Galaxy S, mundëson fotografi të ndritshme dhe të qarta edhe në kushte me ndriçim të ulët, duke ruajtur detajet edhe në situatat më sfiduese.
- Edhe kur momenti ka kaluar, Photo Assist e bën më të lehtë modifikimin e fotografive përmes kërkesave në gjuhë natyrore, duke transformuar ditën në natë, duke shtuar elemente të reja ose duke rikthyer pjesët që mungojnë. Për më tepër, të gjitha ndryshimet mund të shqyrtohen hap pas hapi, të përpunohen më tej ose të anulohen në çdo moment.
- Me Gemini Omni, përdoruesit mund të krijojnë dhe modifikojnë lehtësisht videoklipe bazuar në fotografi dhe video nga Galeria e tyre, duke i kthyer ato në video të përpunuara dhe të gatshme për t’u shpërndarë.
Përvoja AI që është gjithmonë një hap përpara
I mundësuar nga ndërfaqja më e fundit One UI 9, Galaxy S26 FE sjell një sërë përvojash intuitive dhe të avancuara në mënyrë kontekstuale të Galaxy AI, të cilat e bëjnë jetën e përditshme më të lehtë duke iu përshtatur rutinave të përdoruesve, në mënyrë që ata të jenë gjithmonë të informuar dhe të organizuar. Për më tepër, pajisja kryen në vend të përdoruesit detyrat e përditshme më shpejt dhe në mënyrë edhe më të rrjedhshme.
- Now Brief i përmirësuar, i prezantuar për herë të parë me serinë Galaxy S25, sjell një nivel edhe më të lartë personalizimi përmes kartave të përshtatshme me informacione si parashikimi i motit dhe të dhëna mbi shëndetin. Përdoruesit tashmë mund të krijojnë kartat e tyre përmes një kërkese të thjeshtë, duke e bërë Now Brief edhe më të dobishëm dhe relevant gjatë gjithë ditës.
- Now Nudge është zgjeruar në aplikacione të përzgjedhura të palëve të treta dhe njoftime, duke shfaqur sugjerime në kohën e duhur dhe relevante gjatë ditës. Kjo i ndihmon përdoruesit t’i kthejnë informacionet në veprime dhe të menaxhojnë rutinat e përditshme me edhe më pak përpjekje.
- Circle to Search with Google tashmë mundëson kërkimin e njëkohshëm të disa elementeve në një imazh, duke e bërë më të lehtë identifikimin e produkteve, vendndodhjeve, objekteve dhe përmbajtjeve të tjera në vetëm një hap.
Krijuar për t’iu përshtatur ritmit tuaj gjatë gjithë ditës

Galaxy S26 FE sjell përmirësime të rëndësishme në veçoritë kryesore të përditshme tek të cilat përdoruesit mbështeten më shumë, përfshirë baterinë jetëgjatë dhe ekranin e ndritshëm, të krijuar për punë, argëtim dhe kreativitet nga mëngjesi deri në mbrëmje.
- Bateria me kapacitet 4900 mAh ofron autonomi për gjithë ditën, duke ruajtur dizajnin e hollë dhe elegant të serisë Galaxy S26. Përdoruesit mund ta karikojnë pajisjen deri në 69% në rreth 30 minuta me një përshtatës 45 W, duke mundësuar karikim të shpejtë për një përdorim edhe më të gjatë.
- Ekrani AMOLED 6,7 inç me frekuencë rifreskimi deri në 120 Hz ofron një përvojë vizuale të rrjedhshme dhe mbresëlënëse, me ndriçim, rezolucion dhe qartësi të lartë për shikimin e videove, lojërat, shfletimin në internet dhe punën krijuese.
Përdoruesit që zgjedhin Galaxy S26 FE si pajisjen e tyre të ardhshme do të përjetojnë fuqinë e plotë të Galaxy që nga dita e parë. Smart Switch i përmirësuar e bën edhe më të thjeshtë konfigurimin fillestar të pajisjes, duke ofruar një mirëseardhje të lehtë dhe të këndshme në botën Galaxy. Për më tepër, mbështetja afatgjatë e softuerit garanton siguri dhe qetësi shtesë gjatë viteve të përdorimit.
- Smart Switch i përmirësuar e bën kalimin në Galaxy më të thjeshtë se kurrë. Pavarësisht nëse përdoruesit kalojnë nga një pajisje Android apo iOS, mjafton të skanojnë një kod QR për transferimin pa kabllo të të dhënave, nga fjalëkalimet dhe çelësat e aksesit deri te historiku i telefonatave, cilësimet e aksesueshmërisë dhe të dhënat e eSIM-it, pa pasur nevojë për aplikacione shtesë dhe me një konfigurim dukshëm më të shpejtë.
- Galaxy S26 FE është krijuar për të zgjatur, me mbështetje për deri në shtatë gjenerata përditësimesh të sistemit operativ dhe shtatë vite përditësime sigurie, duke u mundësuar përdoruesve të shijojnë pa shqetësime veçoritë më të fundit për shumë vite.
- Periudha gjashtëmujore e provës falas për Google AI Pro ofron mundësi të zgjeruara të AI dhe 5 TB hapësirë ruajtjeje në cloud, me vlerë 1.656,37 ALL në muaj.
Së bashku, këto përmirësime sjellin përvojën Galaxy tek e cila përdoruesit mbështeten çdo ditë, të integruar në një pajisje të krijuar me kujdes.
Disponueshmëria
Galaxy S26 FE do të jetë i disponueshëm nga 4 shtatori në tregje të përzgjedhura, në tre ngjyra: boronicë, grafit dhe fëstëk.
Për më shumë informacion rreth Galaxy S26 FE, vizitoni: Samsung Newsroom, Samsung Mobile Press ose Samsung.com.

