Shqipëria pjesë e konferencës rajonale për sigurinë në burgje

Shqipëria u përfaqësua në këtë aktivitet nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Anesti Kapllani.


Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimi i përvojave për rritjen e sigurisë në sistemet penitenciare ishin në fokus të konferencës rajonale të zhvilluar në Shkup (Maqedoni e Veriut).

Shqipëria u përfaqësua në këtë aktivitet nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Anesti Kapllani.

Konferenca me temë “Krimi i Organizuar në Burgje, Forcimi i Integritetit, Inteligjencës dhe Bashkëpunimit në Evropën Juglindore” u organizua nën kujdesin e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.

Në takim morën pjesë përfaqësues të administratave penitenciare, ministrive të Drejtësisë dhe të Brendshme, agjencive ligjzbatuese, prokurorisë, gjyqësorit, shërbimeve të provës, institucioneve antikorrupsion, akademisë dhe organizatave ndërkombëtare nga vendet e Evropës Juglindore, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Pjesë e konferencës ishin edhe përfaqësues të organizatave dhe rrjeteve ndërkombëtare të fushës penitenciare, mes tyre Shoqata Ndërkombëtare Korrektuese të Burgjeve (ICPA) dhe Organizata Evropiane e Burgjeve (EuroPris).

Gjatë konferencës u diskutua mbi sfidat e përbashkëta që lidhen me sigurinë në burgje, luftën kundër krimit të organizuar, forcimin e integritetit institucional dhe përdorimin e inteligjencës në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale brenda sistemit penitenciar.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Shqipërisë në këtë forum rajonal shërbeu si një mundësi për shkëmbimin e praktikave dhe përvojave me homologët e vendeve të rajonit, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të rritjes së sigurisë dhe integritetit të sistemit penitenciar.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rregullorja e re e GJKKO-së, delegacioni i BE: Të gatshëm të ofrojmë ekspertizë

Prej 1 shtatorit ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rregullorja e re e GJKKO-së, delegacioni i BE: Të gatshëm të ofrojmë ekspertizë

Prej 1 shtatorit ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit…