Rama mesazh të prerë deputetëve: Vepër penale nëse ndërhyni të punësoni njerëz në shtet…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë për deputetët në mbledhjen e tij me grupin parlamentar socialist.

Rama u shpreh se do të propozojë që çdo ndërhyrje e një deputeti në telefon për të futur një njeri në punë të konsiderohet vepër penale.

“Unë do propozoj që çdo ndërhyrje e një deputeti në telefon për të futur një njeri në punë të konsiderohet vepër penale. Do e propozoj këtë, do u shoh të gjithëve në sy dhe do u kërkoj që ta votoni”, tha Rama.

Shpërndaje