
Besara Gjurgjej është emëruar në drejtimin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) Shkodër, duke zëvendësuar Jetmir Lumajn, i cili u largua nga detyra pak ditë më parë.
Gjurgjej është mjeke stomatologe dhe ka një eksperiencë prej rreth 22 vitesh në profesionin e saj. Me marrjen e detyrës së re, ajo do të drejtojë strukturën vendore përgjegjëse për organizimin dhe ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në Shkodër.
Emërimi i saj vjen në një periudhë kur sektori shëndetësor në Shkodër po përballet me disa sfida, përfshirë nevojën për përmirësimin e shërbimeve dhe menaxhimin e strukturave shëndetësore në nivel vendor.
Gjurgjej pritet të nisë detyrën e re në ditët në vijim, ndërsa ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi prioritetet e saj në krye të NJVKSH Shkodër.




