Lëvizje në shëndetësinë e Shkodrës, jep dorëheqjen drejtori Jetmir Lumaj…

Shpërndaje

Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, Jetmir Lumaj, mësohet se ka lënë detyrën. Burime bëjnë me dije se Lumaj ka paraqitur dorëheqjen nga posti drejtues që mbante pranë këtij institucioni.

Nuk ka ende një informacion zyrtar mbi arsyet e vendimit, ndërsa pritet që në vijim të bëhen të qarta rrethanat që kanë çuar në largimin e tij.

Dorëheqja e Lumajt vjen në një periudhë kur problematikat e sistemit shëndetësor dhe cilësia e shërbimeve ndaj qytetarëve janë në qendër të kritikave publike.

Largimi i drejtuesit të shëndetësisë vendore në Shkodër ndodh në të njëjtën ditë me dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, duke sjellë një tjetër zhvillim në strukturat drejtuese të sektorit.

Shpërndaje