Shembet rezidenca për studentë në Delhi, dhjetëra persona mbeten të bllokuar nën rrënoja
Një ndërtesë banimi pesëkatëshe është shembur në kryeqytetin indian, Delhi, duke shkaktuar një viktimë dhe duke lënë dhjetëra persona, kryesisht studentë, të dyshuar të bllokuar nën rrënoja.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 me kohën lokale, në zonën Satya Niketan, në jugperëndim të Delhit. Dëshmitarët kanë deklaruar për mediat lokale se deri në 50 persona mund të ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e shembjes.
Sipas NDTV, duke cituar policinë lokale, të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje kritike. Deri tani raportohet se gjashtë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.
Ndërtesa, e njohur si “Hostel Daze” dhe e vendosur pranë kampusit të Universitetit të Delhit, shërbente si rezidencë për studentë. Në bodrumin e saj po kryheshin punime ndërtimi në momentin e shembjes.
Shumë prej studentëve besohet se ndodheshin në dhomat e tyre, pasi ishte ditë e diel dhe nuk zhvilloheshin mësime.
Një anëtar i asamblesë legjislative që ndodhej në vendngjarje tha se disa prej personave të bllokuar kishin arritur të bënin telefonata nga nën rrënoja, duke dhënë shpresë për gjetjen e të mbijetuarve.
Ndërkohë, dëshmitarët kanë raportuar se edhe një ndërtesë tjetër pranë hostelit është shembur. Ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonë.
Përfundon raundi i parë i bisedimeve Zelensky-Witkoff-Kushner
Shpërthen zjarri në një sallë dasmash në Kongo, 22 persona humbin jetën
Irani paralajmëron SHBA-në: Rregullat e lojës kanë ndryshuar, përgjigja jonë do të jetë e dhimbshme
- 17:39 Von der Leyen viziton Groenlandën, BE rrit mbështetjen ndaj ishullit
- 17:27 Përfundon raundi i parë i bisedimeve Zelensky-Witkoff-Kushner
- 17:17 Konflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça
- 17:00 Benet Beci: Zjarret në Bardhaj dhe Myselim nën kontroll, banesat jashtë rrezikut
- 16:53 Ke dhimbje shpine dhe në brryla? Ekspertët: Po luan shumë me telefon
- 16:45 AI po e shikon migrenën si diçka më shumë se thjesht një dhimbje koke