Fermerët e shpallur fitues në fazën e parë të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi do të kenë më shumë kohë për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka shtyrë deri më 10 shtator afatin për dorëzimin e dokumentacionit nga fermerët fitues. Vendimi synon t’u japë aplikantëve kohë shtesë për plotësimin e dokumenteve dhe verifikimin e kushteve për përfitimin e mbështetjes.
Në rajonin e Shkodrës interesi për skemën ka qenë i lartë. Sipas specialistëve të bujqësisë, në 9 masat e skemës direkte në rajonin verior kanë aplikuar rreth 6 400 fermerë.

Skema Kombëtare e këtij viti përfshin në total 12 masa mbështetëse, të cilat synojnë uljen e kostove të prodhimit, rritjen e cilësisë dhe modernizimin e sektorit bujqësor.

Specialistët e bujqësisë në Shkodër u bëjnë thirrje fermerëve që të shfrytëzojnë mundësinë e ofruar nga skema dhe të përfitojnë nga masat mbështetëse, duke dorëzuar dokumentacionin brenda afatit të ri, më 10 shtator.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBASHKIA, MJETE SHKOLLORE FALAS PËR 600 FËMIJË
Artikulli tjetërU VUNË NË PRANGA PAS PËRPLASJES ME POLICINË GJATË TUBIMIT, GJYKATA E TIRANËS LIRON 14 PROTESTUESIT: ARRESTIM I PALIGJSHËM