Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm, ka nisur shpërndarjen e çantave dhe mjeteve shkollore për 600 fëmijë nga qendrat komunitare dhe familjet në nevojë.

Kjo nismë synon që çdo fëmijë ta nisë shkollën me gëzim, dinjitet dhe me mjetet e nevojshme për procesin mësimor.

Bashkia Shkodër ka falënderuar donatorët që iu bashkuan nismës, duke kontribuar jo vetëm me materiale shkollore, por edhe me mbështetje e shpresë për fëmijët dhe familjet e tyre.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR, TAKIM PËR VITIN E RI SHKOLLOR
Artikulli tjetërZGJATET AFATI I SKEMËS KOMBËTARE NË BUJQËSI