
Një mbrëmje që ndërthuri dhimbjen dhe reflektimin me besimin, shpresën dhe mesazhin e humanizmit që përcolli gjatë gjithë jetës shenjtorja shqiptare. kryebashkiaku i Vau-Dejësit, Kristian Shkreli, dhe Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, vlerësuan figurën e Nënë Terezës dhe mesazhin e saj të përhershëm të dashurisë, solidaritetit dhe kujdesit për tjetrin.
Me tone të forta ishte edhe fjala e Administratorit të Dioqezës së Sapës, i cili iu drejtua politikës dhe shoqërisë në tërësi, duke kërkuar më shumë përgjegjësi dhe reflektim përballë humbjes së jetëve.
Mbrëmja vijoi me atmosferë festive për banorër e Vau-Dejësit.
Aktiviteti, i organizuar prej vitesh nga Agjencia e Spektakleve Buna 1, zhvillohet nën kujdesin e Bashkisë Vau-Dejës dhe është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme të komunitetit, në nderim të Shenjtores Nënë Tereza.






