Një zjarr ka përfshirë katin e pestë të një hoteli në Velipojë, duke alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda godinës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën 13, pranë zonës së Vilunit, ku flakët kanë shkrumbuar katin e pestë të hotelit. Pushuesit janë evakuuar në kohë dhe kanë dalë jashtë godinës, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Një automjet zjarrfikës, i cili qëndron në Velipojë gjatë sezonit turistik, ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, nga Shkodra janë nisur edhe dy mjete të tjera zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen totale të zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, vatra e zjarrit është neutralizuar dhe pjesa tjetër e hotelit nuk paraqet rrezik për përhapjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa pritet që grupi hetimor të përcaktojë rrethanat e ngjarjes.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKF VLLAZNIA: DORËHEQJA E LAZËR MATIJËS, KAMBANË ALARMI PËR TË ARDHMEN E VLLAZNISË SË FEMRAVE
Artikulli tjetërKUSHTE ATMOSFERIKE TË QENDRUESHME, JA ÇFARË KA REZERVUAR MOTI SOT