Kuvendi i Shqipërisë do të rinisë punimet parlamentare më 8 shtator 2026, në orën 17:00. Në mbështetje të urdhrit nr. 51, të datës 4 shtator 2026, Kryetari Niko Peleshi ka thirrur deputetët në seancën e parë plenare publike pas përfundimit të pushimeve të verës.

Sipas dokumentit zyrtar, seanca plenare do të vijojë si më poshtë:

Hapja e punimeve: Çelja zyrtare e sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë,

Miratimi i procesverbaleve: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga seanca e fundit plenare e zhvilluar më 27 korrik 2026.

Njoftimet zyrtare: Paraqitja e njoftimeve mbi projektligjet e depozituara dhe nismat e reja parlamentare.

Ndërkohë, protestuesit kanë njoftuar se ditën e rinisjes së Kuvendit, tubimi do të përshkallëzojë dhe do të rrethojnë edhe godinën qeveritare.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMORI DREJTIMIN E DELEGACIONIT EUROPIAN NË TIRANË, MESAZHI I AMBASADORES SOFIA MOREIRA DE SOUSA: MBËSHTES RRUGËTIMIN E VENDIT DREJT BE-SË
Artikulli tjetërRAMA NIS “PRANINË BESNIKE”: ÇDO TË PREMTE QYTETARËT DO TË DËGJOHEN PA KAMERA E PA TESERA PARTIE