Shkolla e mesme profesionale “Arben Broci” ka nisur përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Paralele me përgatitjen e ambienteve mësimore, vëmendja kryesore është përqendruar te procesi i regjistrimit të nxënësve të rinj që do të ulen për herë të parë në bankat e klasës së 10-të.

Drejtuesit e shkollës shprehen të kënaqur me interesin e treguar deri më tani nga të rinjtë për të ndjekur arsimin profesional, një trend ky në rritje. Deri në këtë fazë janë regjistruar rreth 80 nxënës të rinj. Megjithatë, procesi do të qëndrojë i hapur deri më 30 shtator, periudhë gjatë së cilës pritet që numri i përgjithshëm i të regjistruarve në klasat e 10-ta të rritet.

Arsimi profesional vijon të mbetet zgjedhje e pare për shume të rinjë, duke u ofruar atyre jo vetëm arsimin teorik, por edhe përgatitje praktike për daljen e shpejtë në tregun e punës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRRUGA NË BARDHAJ E DEGRADUAR
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR, TAKIM PËR VITIN E RI SHKOLLOR