Pas 7 vitesh pritje, procesi i rindërtimit pas tërmetit në Lezhë pritet të përmbyllet. Këshilli Bashkiak ka miratuar kalimin në buxhetin vendor të fondit prej 297 milionë e 250 mijë lekësh, të akorduar nga qeveria për riparimin e banesave të fundit të dëmtuara nga tërmeti.Perfitues jane 793 familje me shkallë dëmtimi DS1, DS2 dhe DS3, ku pas hyrjes në fuqi të vendimit, familjet do të mund të tërheqin fondet në bazë të kontratës që do të lidhin me Bashkinë Lezhë.

Me kalimin e fondit në buxhetin vendor, përgjegjësia për përfundimin e procesit i mbetet Bashkisë Lezhë, ku Familjet përfituese pritet të terheqin parate për riparimin e banesave, ndërsa procesi do të vijojë me transparencë dhe në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZJARRI NË BARDHAJ ENDE AKTIV
Artikulli tjetërVAU DEJËS, PËRKUJTOHET SHËN NËNË TEREZA