
Në fshatin Kalivaç dhe Zimaj në njësinë administrative Ungrej ne Lezhe, situata është drejt përmirësimit. Operacioni ka filluar qe ne oren 06:00 te mengjesit.
Nga strukturat në terren raportohet se një vater e madhe aktive u fik, dhe për momentin ka tym në disa vatra që digjen ne vetvete dhe ekziston mundësia e riaktivizimit të tyre.
Nga informacionet paraprake mendohet se janë përshkuar dhe djegur rreth 200 ha sipërfaqe në të dy fshatrat.
Dëmet e shkaktuara nga zjarri po evidentohen nga forcat e EC të bashkisë Lezhë.
Në operacionin e mëngjesit dhe tani janë 2 mjete zjarrfikes të bashkisë Lezhë me 12 forca , 21 forca zjarrfikse të MM me 3 mjete zjarrfikëse, 90 të forca te ushtrisë, 8 shërbimi pyjor, 6 forca njësia administrative, 3 forca të EC të bashkisë dhe 12 forca vullnetare.






