
Investimi tek ura e Bahçallekut është përqëndruar tek ndërtimi i këmbëve. Aktualisht pranë kantierit të punimeve është realizur vendosja e pilotave si dhe ndërtimi i dy këmbëve të urës. Ajo çka po ndikon në uljen e ritmit të punimeve është rritja e nivelit të ujrave të lumit Drin.
Projekti për ndërtimin e urës së Bahçallekut është pjesë e rikonceptimit të plotë të hyrjes së Shkodrës, me synimin për të lehtësuar trafikun në hyrje-daljet e qytetit gjatë sezonit veror dhe për të siguruar lidhje më të shpejtë me Tiranën, Velipojën, Shirokën, Muriqanin dhe Ulqinin.
Punimet të cilat kanë nisur në dhjetor 2024 parashikohet të përmbyllen pas disa muajsh.
https://youtu.be/AgFIzfoJrTo






