Brenda disa javësh në PasqyrAlbania, një një seksion të veçantë të quajtur Flamingo Mirror (Pasqyra e Flamingos), do të ekspozohet gjithçka që lidhet me investimet në Sazan e Zvërnec, bëri me dije Rama.

“Nuk përdor të dhënat e mbledhura për t’i çuar një njoftim, por vetëm nëse individi i thotë shtetit që dua të më njoftosh sapo të dalë, s’dua ta marr vesh pas një viti, nuk dua të dëgjoj nga ndërmjetësit mediatikë apo të keqinformohem nga pasqyrat mediatike, dua që ti të më japësh informacion në kohë reale. PasqyrAlbania duhet të informojë në kohë reale çdo qytetar kur ka rrezik zjarri. Mjeti themelor i Pasqyrës është kartela publike. Pasqyra nuk ka asnjë tekst propagandistik, asnjë deklaratë se çfarë do të bëjë, ka vetëm se çfarë bën qeveria, parlamenti, pushteti gjyqësor sot.

Kartela publike plotëson disa kritere shumë të thjeshtë, cila është puna që po bëhet, në interes të kujt është, cili institucion po e ndjek, ku janë dokumentet, statusi, cila është prova? Së shpejti, çështje javësh, shfaqja e parë e Pasqyrës, sepse është një punë goxha e madhe për ta ndërtuar gjithë këtë arkitekturë të re do të jetë një komponent, Flamingo Mirror ku do të ekspozohen nga A te Zh të gjitha aspektet e mundshme që lidhen me një çështje me rëndësi të veçantë dhe në rastin konkret, tema e Sazanit, e Nartë Pishporos, jo Nartë-Vjosës, nuk ka, është lajm i rremë, do të jetë e gjitha e ekspozuar me dokumentet përkatëse, të dhënat e procesverbaleve, statusin e negociatave, referencat ligjore për të gjitha pikat e ngritura si problem dhe pastaj do të pasurohet hap pas hapi”, tha Rama.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMBLEDHJA ME GRUPIN E MINISTRAT, RAMA RENDIT 3 ‘PLAGËT’ E SHTETIT: ADMINISTRATA LABIRINT, MUNGESA E MEMORIES DHE BINDJA SE NJOHJA VLEN MË SHUMË SE MERITA
Artikulli tjetër‘PRANIA BESNIKE’, RAMA: FILLON TË PREMTEN NË ORËN 17:00, NUK DO TË NDALET! S’LEJOHEN KAMERAT, DEPUTETI JO SEKSER I HALLIT TË QYTETARIT