Malisheva ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Gjilanit.
Futbollisti Vusal Isgandarli është trim i ndeshjes, duke shënuar het-trik.
Ky futbollist u tregua i pamëshirshëm për gjilanasit.
Ndeshje me rivalitet mes Malishevës dhe Gjilanit, e cila ka qenë edhe kryendeshja e javës së katërt e elitës së futbollit të Kosovës.
Sulmuesi nga Azerbajxhani Vusal Isgandarli shënoi golin e epërsisë për Malishevën në minutën e nëntë.
Mysafirë nuk vonuan shumë dhe e barazuan rezultatin 1:1.
Në minutën e 19-të, Oltion Bilalli ka barazuar rezultatin.
Pjesa e dytë ishte fatale për Gjilanin.
Malishevasit shënuan dy gola tjerë falë futbollistit Vusal Isgandarli (71’ e 75’).
Malisheva është lider me 10 pikë, kurse Gjilani mban vendin e gjashtë me 7 pikë.