Pas suksesit të sezonit të kaluar, kur Besëlidhja siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, objektivi i klubit tashmë është edhe më i madh superliga.Në nisje të sezonit të ri futbollistik, Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, zhvilloi një takim me ekipin, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit, Pjerin Fushaj.Kryebashkiaku Ndreu kërkoi angazhim maksimal nga skuadra për të synuar rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, duke theksuar se Lezha ka një traditë të hershme në këtë sport.

Edhe presidenti i Besëlidhjes, Pjerin Fushaj, si dhe trajneri Elvis Plori, kanë bërë të qartë objektivin e skuadrës për sezonin e ri, që është ngjitja në Superligë.

Falë investimeve dhe mbështetjes financiare të presidencës së klubit dhe Bashkisë Lezhë, Besëlidhja është përforcuar me lojtarë cilësorë, duke synuar të jetë konkurruese në përballimin e sfidave të sezonit.Vëmendja e skuadrës është përqendruar te kampionati, ku Besëlidhja do të kërkojë të bëjë një tjetër hap përpara dhe të rikthehet mes ekipeve më të mira të futbollit shqiptar.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSITUATA ME ZJARRET NË VEND! 39 VATRA ZJARRI TË RAPORTUARA NË 24 ORË, 11 ENDE AKTIVE. NË HIMARË SHMANGET RREZIKU PËR ZONAT E BANUARA, 36 QYTETARË TË EVAKUUAR
Artikulli tjetërPS NIS TURIN “PRANIA BESNIKE” NË SHKODËR