• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Të dërguarit amerikanë nisen drejt Kievit pas takimit me Putinin në Moskë –

by Java News
06/09/2026 09:54
Të dërguarit amerikanë nisen drejt Kievit pas takimit me Putinin në Moskë -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Pas një dite me takime të rëndësishme në Moskë, përfshirë edhe një takim me presidentin Vladimir Putin, të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner po ndryshojnë destinacionin e misionit të tyre, duke u nisur drejt Kievit për bisedime me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky, me synimin për t’i dhënë fund konfliktit, i cili tashmë ka hyrë në vitin e pestë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi se bisedimet mes të dërguarve amerikanë dhe Putinit zgjatën rreth tri orë, ndërsa përfaqësuesit amerikanë u larguan nga Kremlini rreth orës 23:00 më 5 shtator. Pak pas mesnatës, TASS raportoi se amerikanët ishin larguar nga Moska.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Radios Evropa e Lirë se “të dyja palët diskutuan plane konkrete për hapat e ardhshëm, të cilët do të bëhen publikë në javët në vijim” dhe se të dërguarit “presin me padurim takime po aq produktive” në Ukrainë më 6 shtator.

Ndihmësi i Kremlinit, Yury Ushakov, i cili mori pjesë në takim, i cilësoi bisedimet si “substanciale, shumë të sinqerta dhe konstruktive”. Ai shtoi se të dërguarit paraqitën qëndrimin e SHBA-së dhe premtuan se do t’ua përcillnin udhëheqësve ukrainas në Kiev pikëpamjet e Putinit.

“Ata jo vetëm që shprehën interesimin e tyre të vazhdueshëm për t’i dhënë fund shpejt luftimeve, por paraqitën edhe një sërë idesh për rrugët e mundshme drejt një zgjidhjeje”, tha ai.

Ushakov këmbënguli se Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj dhe se duhet të zgjidhen “shkaqet rrënjësore” të konfliktit. Ky është një formulim që Kremlini e përdor për t’iu referuar dhënies fund të shpresave të Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe hapave për çarmatimin de facto të ushtrisë ukrainase, mes kërkesave të tjera të lidhura me ankesat historike – çështje që Kievi i ka refuzuar që një kohë të gjatë.

Teksa takimi nisi rreth orës 20:00, RIA Novosti e citoi Putinin të ketë thënë se të tre zyrtarët do të duhej të përballeshin me një “situatë të vështirë” gjatë diskutimeve të tyre në Kremlin.

Takimi duket se nisi me vonesë, pasi Putini e kaloi ditën duke hapur një linjë të re të metrosë në Moskë, duke inauguruar përmes video-lidhjes një terminal nafte në Siberi dhe duke u takuar me anëtarë të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë më herët se të dërguarit e Uashingtonit do t’u paraqisnin rusëve një marrëveshje paqeje dhe më pas, të nesërmen, do ta paraqisnin ofertën para Ukrainës.

Trump deklaroi Uashingtoni kishte “një ide për paqen” dhe se të dërguarit e tij “po sillnin me vete një propozim për t’i dhënë fund luftës”, e cila tashmë ka hyrë në vitin e pestë, pasi në shkurt të vitit 2022 Putin nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

“I dërgova ata për të parë nëse mund të arrijmë apo jo diçka dhe mund të ketë një shans të mirë që ta bëjmë këtë”, u tha Trump gazetarëve më 4 shtator.

‘Aktivitetet diplomatike’

Zelensky tha se kishte folur me të dërguarit më 5 shtator, duke zbuluar pak detaje për bisedën, por duke thënë se “plani i aktiviteteve diplomatike për nesër në Kiev, me pjesëmarrjen e ekipit amerikan, është miratuar”.

“Po presim Steve Witkoff dhe Jared Kushner dhe jemi të gatshëm për një bisedë kuptimplotë”, tha Zelensky në Telegram.

Vizita e të dërguarve amerikanë në Kiev shënon vizitën e tyre të parë në Ukrainë që nga marrja e roleve udhëheqëse në përpjekjet e administratës amerikane për t’i dhënë fund luftës dhe vjen në kuadër të një përpjekjeje të ripërtërirë diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje të paqes.

Trump e bëri përfundimin e luftës më të madhe në Evropë që nga viti 1945 një prioritet kur mori detyrën në janar të vitit 2025, por deri më tani nuk është arritur një marrëveshje dhe diplomacia kishte ngecur kryesisht që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael me Iranin në fund të shkurtit.

Duke reflektuar qëndrimin e ashpër të paraqitur nga Ushakov, Putini nuk ka dhënë asnjë shenjë kompromisi në deklaratat e fundit, duke këmbëngulur, ndër të tjera, se Rusia duhet të kontrollojë të gjithë rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, përfshirë pjesët që forcat e saj nuk kanë arritur t’i pushtojnë gjatë viteve të luftimeve të ashpra.

Para se të niseshin të dërguarit nga SHBA-ja, Zelensky tha se forcat ukrainase do të “sigurojnë funksionimin normal të hapësirës ajrore të Rusisë, në mënyrë që negociatorët të mund të mbërrijnë atje të sigurt” dhe kërkoi që Moska të bënte të njëjtën gjë.

Pas bisedës së tij me të dërguarit më 5 shtator, Zelensky tha se “nga tani deri në fund të së shtunës, si dhe të dielën dhe të hënën, Ukraina është e gatshme të përmbahet nga sulmet ndaj Moskës”.

Më pas, Putini urdhëroi ndalimin e sulmeve ndaj Kievit nga 6 deri më 8 shtator, sipas zëdhënësit Dmitry Peskov, i cili nuk përmendi pjesë të tjera të Ukrainës, mes raportimeve se Rusia ka vazhduar sulmet në pjesë të tjera të Ukrainës.

Sulmet ndaj aeroporteve

Zelensky tha se forcat ruse kishin shënjestruar aeroportet Zhuliani dhe Borispil të Kievit gjatë natës së 4-5 shtatorit, duke akuzuar Moskën se po përpiqej të krijonte pasiguri rreth udhëtimit të planifikuar të të dërguarve amerikanë drejt Ukrainës.

Vizita në Kiev do të zhvillohet vetëm disa ditë pasi një sulm me dron nga Rusia goditi selinë e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës – të njohur si SBU, një agjenci kyç që do të ishte përgjegjëse për sigurinë e të dërguarve amerikanë gjatë vizitës së tyre në Ukrainë.

“Është e qartë se këto sulme ruse ndaj aeroporteve janë një reagim ndaj diskutimeve dhe përgatitjeve për mundësinë që pala amerikane të përdorë një aeroplan për të udhëtuar drejt Ukrainës”, tha Zelensky në X, duke shtuar se nga pala ukrainase “nuk do të ketë kërcënime ndaj diplomacisë”.

Next Post
Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin! Shkak një vajzë

Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin! Shkak një vajzë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spektakël në Kategorinë e Parë, Besa dhe Flamurtari ndahen në barazimin 3-3

Spektakël në Kategorinë e Parë, Besa dhe Flamurtari ndahen në barazimin 3-3

September 6, 2026
VIDEO/ Aksion për pastrimin e Lumit të Tiranës, ndërhyrje pranë Urës së Paskuqanit pas grumbullimit të mbetjeve

VIDEO/ Aksion për pastrimin e Lumit të Tiranës, ndërhyrje pranë Urës së Paskuqanit pas grumbullimit të mbetjeve

September 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Liria punon”, por duhen dhe 6 milionë dollarë!

September 6, 2026
Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, Trump është futur në kurth

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, Trump është futur në kurth

September 6, 2026
Magyar premton “rikthimin e pasurisë së grabitur” nga epoka e Orbánit: Miliardat do t’i kthehen shtetit!

Magyar premton “rikthimin e pasurisë së grabitur” nga epoka e Orbánit: Miliardat do t’i kthehen shtetit!

September 6, 2026
Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

Shpërthen vullkani Krakatau, hiri vullkanik paralizon fluturimet në 6 aeroporte të Indonezisë

September 6, 2026
Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

Irani paralajmëron SHBA-në: Epoka e përgjigjeve proporcionale ka marrë fund

September 6, 2026
Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

September 6, 2026
Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s

Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s

September 6, 2026
Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com