Ballkani e ka marrë fitoren e tretë radhazi në Superligë, pas fitores ndaj Feronikelit ’74 në Suharekë.
Skuadra e drejtuar nga Sami Sermaxhaj e ka mposhtur skuadrën nga Drenasi, me shifrat prej 2-0.
Dy golat, Ballkani i shënoi në pjesën e parë.
Së pari, Abou Dosso gjeti rrjetën e golit të mysafirëve, në minutën e 14-të të ndeshjes, që u asistua nga Giovanni.
Goli i dytë erdhi pas një asistimi të golashënuesit të parë, për Albert Diene, në minutën e 20-të të përballjes.
Me këtë fitore, Ballkani i Sermaxhajt shkon në kuotën e nëntë pikëve, nga tri xhirot e para, duke e pasur vetëm një humbje.
Ndërkohë, Feronikeli ’74 mbetet në kuotën e zero pikëve, pas katër xhirove hapëse./GazetaExpress/