Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në zonën e Karundit, në Sukth të Durrësit, duke përfshirë fillimisht një sipërfaqe me bimësi dhe pyje.
Flakët u përhapën me shpejtësi dhe iu afruan zonave të banuara, duke krijuar rrezik për disa banesa dhe objekte në afërsi.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë në terren dhe pas disa orësh pune arritën të lokalizojnë vatrën, duke ndaluar përparimin e mëtejshëm të flakëve drejt banesave.
Aktualisht situata është nën kontroll, ndërsa vijon monitorimi i zonës për të shmangur riaktivizimin e zjarrit.













