• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 6 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Një luftë e madhe te dera?! Pse shtetet europiane po tërheqin arin nga SHBA-ja

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Shtator, 2026
në Ekonomi
A A
0
Ari bie në nivelin më të ulët që prej nëntorit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vendet europiane po zhvendosin një pjesë të rezervave të tyre të arit nga Amerika e Veriut drejt Europës, në një kohë kur tensionet gjeopolitike dhe pasiguria ekonomike globale janë rritur ndjeshëm.

Banka Qendrore e Holandës njoftoi se ka transferuar 86 tonë ar nga rreth 313 tonë që mbante në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Sipas saj, lëvizja synon ta bëjë vendin më të përgatitur për kriza të rënda dhe të garantojë akses më të shpejtë te rezervat.

Rreth 59 tonë ar u shitën në Nju Jork dhe u riblenë në Londër, duke shmangur transportin fizik përtej Atlantikut.

Ndërkohë, mbi 27 tonë u transportuan fizikisht nga SHBA-ja dhe Kanadaja drejt qytetit holandez Zeist, ndërsa një sasi e ngjashme u dërgua më pas nga Holanda në Londër.

Guvernatori i Bankës Qendrore holandeze, Olaf Sleijpen, deklaroi se autoritetet nuk presin ta përdorin arin, por synojnë të forcojnë qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë e vendit përballë situatave të jashtëzakonshme.

Londra është zgjedhur për shkak të rolit të saj si një prej qendrave kryesore botërore të tregtimit të arit.

Në kasafortat e Bankës së Anglisë ndodhen rreth 400 mijë shufra ari, me vlerë mbi 200 miliardë paund.

Holanda nuk është vendi i vetëm që po ndjek këtë strategji.

Franca njoftoi gjatë këtij viti kthimin e rezervave të saj nga SHBA-ja, ndërsa Gjermania kishte transferuar deri në vitin 2016 mbi 216 tonë ar nga Nju Jorku dhe Parisi.

Ekspertët vlerësojnë se këto lëvizje nuk sinjalizojnë domosdoshmërisht një krizë të afërt.

Krahas luftërave dhe tensioneve tregtare, vendimet ndikohen edhe nga inflacioni, normat e interesit dhe nevoja që rezervat të mbahen në vende ku mund të tregtohen me shpejtësi.

Bankat qendrore kanë rritur ndjeshëm blerjet e arit.

Gjatë katër viteve të fundit ato kanë blerë mesatarisht rreth 1 mijë tonë në vit, dyfishi i mesatares vjetore të dekadës së mëparshme.

Kërkesa e lartë dhe roli i arit si aset i sigurt në periudha pasigurie kanë ndikuar edhe në rritjen e çmimit.

Ari kaloi nivelin rekord prej 5 mijë dollarësh për ons në janar, ndërsa Goldman Sachs parashikon që çmimi të arrijë rreth 4,900 dollarë në fund të vitit 2026. /skyweb.al

Artikulli para

STUDIMI/ Një gotë në ditë rrit ndjeshëm rrezikun që të vdisni nga kanceri!

Artikulli pas

Barnat për humbje peshe po përdoren shumë edhe nga fëmijët nën 12 vjeç, çfarë thonë ekspertët

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë
Ekonomi

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
Importohet më lirë, prodhohet më shtrenjtë
Ekonomi

Importohet më lirë, prodhohet më shtrenjtë

6 Shtator, 2026
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 
Ekonomi

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë
Ekonomi

Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë

5 Shtator, 2026
Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri
Ekonomi

Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri

4 Shtator, 2026
Volkswagen në vështirësi, gjiganti gjerman do të shkurtojë 100 mijë vende pune
Ekonomi

Volkswagen në vështirësi, gjiganti gjerman do të shkurtojë 100 mijë vende pune

4 Shtator, 2026
Artikulli pas
Barnat për humbje peshe po përdoren shumë edhe nga fëmijët nën 12 vjeç, çfarë thonë ekspertët

Barnat për humbje peshe po përdoren shumë edhe nga fëmijët nën 12 vjeç, çfarë thonë ekspertët

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kriza godet Airbus, gjiganti i aviacionit ul shpenzimet për mijëra punonjës
Aviacion

Kriza godet Airbus, gjiganti i aviacionit ul shpenzimet për mijëra punonjës

Nga Editor
19 Maj, 2026
0

Airbus po synon të ulë shpenzimet me 10% për mijëra punonjës, ndërsa pasiguria globale dhe problemet në zinxhirin e furnizimit...

Lexo të plotë
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës

Paradoksi i efekteve të hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve Shqipëri-Itali

9 Shtator, 2025
Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi çorodit fermerët; Si do funksionojë skema

Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi çorodit fermerët; Si do funksionojë skema

20 Nëntor, 2025
Lagardère Travel Retail investon në krijimin e një laboratori modern informatike në shkollën “Rexhe Deliu”, Rinas

Lagardère Travel Retail investon në krijimin e një laboratori modern informatike në shkollën “Rexhe Deliu”, Rinas

21 Janar, 2026
Nga sot, targat e personalizuara mund të transferohen në çdo automjet pa kufizime

Nga sot, targat e personalizuara mund të transferohen në çdo automjet pa kufizime

14 Tetor, 2025

Të Fundit

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

6 Shtator, 2026
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

6 Shtator, 2026
Barnat për humbje peshe po përdoren shumë edhe nga fëmijët nën 12 vjeç, çfarë thonë ekspertët

Barnat për humbje peshe po përdoren shumë edhe nga fëmijët nën 12 vjeç, çfarë thonë ekspertët

6 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr