Olti Çaçi vesh jelekun dhe dorezat dhe i përvishet punës për pastrimin e Sarandës

Olti Çaçi vesh jelekun dhe dorezat dhe i përvishet punës për pastrimin e Sarandës

Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Çaçi, është përfshirë personalisht në aksionin për pastrimin e hapësirave publike të qytetit. Në pamjet e publikuara, Çaçi shihet me doreza dhe jelek pune, duke mbledhur mbeturinat së bashku me punonjësit e angazhuar në pastrim.

 

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku ka përcjellë edhe një mesazh për qytetarët, duke theksuar se mbajtja pastër e Sarandës nuk është vetëm detyrë e shërbimeve publike, por një përgjegjësi e përbashkët.

 

“Një qytet i pastër është përgjegjësi e përbashkët. Me angazhim dhe kujdes të vazhdueshëm, kontribuojmë çdo ditë për hapësira publike më të pastra, më të sigurta dhe më të denja për qytetarët dhe vizitorët tanë”, shkruan Çaçi.

 

Ai e mbyll mesazhin me thirrjen: “Ta duam qytetin jo vetëm me fjalë, por duke u kujdesur për të!”

Aksioni synon pastrimin e zonave publike dhe njëkohësisht ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos hedhur mbeturina dhe për të kontribuar në ruajtjen e pastërtisë së Sarandës. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë
Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.