Fluks i lartë qarkullimi gjatë gushtit në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

Fluks i lartë qarkullimi gjatë gushtit në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

Muaji gusht është shoqëruar me lëvizje të shumta në pikat kufitare të Sarandës, si në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, ashtu edhe në Portin e Sarandës.

 

Fluks i lartë qarkullimi gjatë gushtit në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

 

Sipas të dhënave të siguruara nga Komisariati i Kufirit Sarandë, gjatë periudhës 1–30 gusht 2026, në PKK Qafë Botë janë regjistruar gjithsej 146.819 lëvizje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.

 

Në hyrje janë regjistruar 70.061 shtetas, prej të cilëve 5.352 shqiptarë dhe 64.709 të huaj. Ndërkohë, në dalje janë regjistruar 76.758 shtetas, 5.515 shqiptarë dhe 71.243 të huaj.

 

Fluks i konsiderueshëm është regjistruar edhe në Portin e Sarandës. Gjatë periudhës 1–30 gusht, janë evidentuar gjithsej 150.715 lëvizje.

 

Në hyrje përmes Portit të Sarandës janë regjistruar 72.643 shtetas, nga të cilët 9.140 shqiptarë dhe 63.503 të huaj. Në dalje janë regjistruar 78.072 shtetas, prej të cilëve 9.085 shqiptarë dhe 68.987 të huaj.

 

Shifrat pasqyrojnë fluksin e lëvizjeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj përmes dy pikave kufitare të Sarandës gjatë muajit gusht. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë
Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.