Konflikti në Bunec, 53-vjeçari qëllon me pistoletë në ajër. Arrestohet nga policia

04/09/2613:56

Shperndaje:

Konflikti në Bunec, 53-vjeçari qëllon me pistoletë në ajër dhe arrestohet nga policia

Një konflikt për motive të dobëta në fshatin Bunec ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri dhe arrestimin e një 53-vjeçari.

 

 

Sipas Policisë, pas marrjes së njoftimit për të shtëna në zonë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë F. L., 53 vjeç, banues në Bunec.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 53-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. D., ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar në ajër. Nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar.

 

Policia sekuestroi pistoletën dhe municion luftarak.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, ndërsa ndaj 53-vjeçarit rëndojnë akuzat për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit, kanosje dhe prishje të qetësisë publike. Saranda Web 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Operacioni “Vjeshta” në Sarandë, 20 të ndaluar për drogë dhe armë – VIDEO
U zhvillua në Sarandë Maratona e Notit “Idriz Muço” – VIDEO e aktivitetit
Digjen nga zjarri katër kjoska në Syrin e Kaltër, ende të paqarta shkaqet
Uma Restaurant në Ksamil kërkon staf. Ofrohet Akomodimi dhe ushqimi
Hotel VISAD në Sarandë kërkon Sanitare për punësim vjetor
NS STORE në Sarandë kërkon të punësojë Asistente Shitjeje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.