RTV21 LIVE
Edicioni Qendror18:00 – 19:0023 min mbeten
Moti…
⌕
Ballina›Lajme
🇬🇧 English
​Subvencionohen librat e rinj, të vjetrit vazhdojnë të shiten- A mund të ripërdoren ato?

​Subvencionohen librat e rinj, të vjetrit vazhdojnë të shiten- A mund të ripërdoren ato?

nga Redaksia6 shtator 20267 orë më parë
ÇFARË PËRFSHIN KJO STORY?
​Subvencionohen librat e rinj, të vjetrit vazhdojnë të shiten- A mund të ripërdoren ato?
  • Fakte
  • Intervista
  • Analiza

Pavarësisht subvencionimit të teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, librat e përdorur të nxënësve të gjeneratës së kaluar vazhdojnë të shiten në faqe të ndryshme në rrjetet sociale.


Në njoftimet e publikuara nga prindër të ndryshëm, librat për nxënësit e klasave të para deri në të nëntat po ofrohen me çmime që variojnë nga 20 deri në 60 euro, varësisht nga cilës klasë i përkasin ato libra apo cila është gjëndja e teksteve shkollore.

E nuk janë të pakta as komentet e prindërve që shprehin interesim për blerjen e tyre.

Kjo praktikë po vazhdon edhe pasi MASH-i njoftoi ditë pare për ekzekutimin e subvencioneve për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e klasave 1 deri në 9.

Eksperti i arsimit, Rinor Qehaja, thotë se shitja dhe shkëmbimi i librave të përdorur është një problem që është shfaqur që nga fillimi i skemës së subvencionimit të drejtpërdrejtë për prindërit.

“Tash në momentin kur i bart mjetet drejtpërdrejt tek prindërit, atëherë padyshim që nuk ka ndonjë garanci që ato mjete gjithherë përdoren për destinimin e blerjes së teksteve shkollore. Kjo është një problematikë jo vetëm sivjet, po që kur ka filluar ky subvencionimi i drejtpërdrejtë tek tek prindërit. Pra është një problem i në vete, po që pastaj është vështirë i kontrollueshëm se në fund të ditës nuk mundet askush me ia ndalur askujt shkëmbimin e teksteve shkollore”, tha ai.

Sipas ekspertit, jo të gjitha tekstet janë të përshtatshme për ripërdorim, sidomos ato në të cilat nxënësit duhet të shkruajnë dhe të plotësojnë ushtrime.

“Disa tekste shkollore është e vështirë me i ripërdorur sepse për shembull matematika, kjo është e plotësuar. Është e vështirë me i kërkuar dikujt me i ruajtur, fshij për me i kthyer me i përdorur në vitin tjetër për një fëmijë tjetër. Sepse pastaj ky fëmija tjetër gjykojmë që është në padrejtësi ndaj tij. E përdor një tekst shkollor të përdorur, me gërvishje, gjëra të plotësuara. Kjo është ajo që na bën me kundërshtuar këtë rikthimin e teksteve shkollore sepse në fund të ditës vlerësoj që nëse sillet tregu i tekstit të ri shkollor nuk do të duhej të kishte ndonjë kosto të jashtëzakonshme që që nuk mund të mbulojë Qeveria”, tha ai.

Për këtë nga një shkollë fillore dhe e mesme e ulët në Prishtinë thonë se përdorimi i librave të gjeneratës së kaluar është problem për tekstet që duhet të plotësohen nga nxënësit ndërsa për të tjerat thonë se nuk paraqet problem të madh

Drejtori i SHFMU “Pavarësia” në Prishtinë, Halil Braha thotë se ka raste kur prindërit mund t’i kenë blerë librat para se të ekzekutoheshin subvencionet, por edhe nga ata që i blejnë libra të përdorura për të kursyer para.

“Kjo mund të vlejë për nxënësit e nivelit fillor ku shumica e librave plotësohen domethënë me laps, edhe tani janë pothuajse të papërdorshme për gjeneratën e re. Ndërsa për nxënësit e klasave 6-të e tutje, librat domethënë nuk janë të plotësuara, mund të jenë vetëm ato fletore pune, po tekstet bazike nuk janë të plotësuara dhe hiq nuk ka gjë të keqe po qe se përdoret edhe një libër që është i përdorur edhe nga nxënësit e dy viteve më parë… 03:58… Edhe nuk është e habitshme tek kjo ndodh dhe nuk më duket diçka e dëmshme, po qe se e bëjnë prindërit. Me rëndësi është të pajisen, pavarësisht nëse ata e bëjnë këtë për të bërë ndonjë kursim të parave”, tha ai.

Krahas subvencionimit, MASH parasheh kthimin e teksteve shkollore në shkollat përkatëse dhe ruajtjen e tyre pas përfundimit të vitit mësimor.

Kjo dispozitë është e paraparë edhe me Udhëzimin Administrativ 02/2016, por sipas tij, zbatimi i saj ndër vite ka qenë i mangët.

Qehaja thotë se në momentin që mjetet financiare kalojnë te prindërit, institucionet nuk kanë kontroll të plotë se si shpenzohen ato.

“Mirëpo nuk gjykoj se është e drejtë me u kërkuar prindërve që shkojnë vetë i blejnë në librari i përdorin gjatë këtij viti me thënë ktheni pastaj në fund të ditës. Pra aktualisht në këtë format të subvencionimit të teksteve nuk më duket me të vërtetë e zbatueshme. Pra ka shumë përfshirje, do të duhej të kishte shumë përfshirje, shumë llogaridhënie në mënyrë që nesër çdo prind me i ruajtur tekstet shkollore edhe me i kthyer prapa, që në këtë kulturën që e njohim të në shkollat tona e të vetëdijes tek shumica e prindërve nuk do të thotë që do të mund të ndodhë aq lehtë”, tha ai.

Edhe drejtori i SHFMU “Pavarësia” thotë se që kur tekstet subvencionohen drejtëpërdrejt të prindërit, ato më nuk kthehen në shkolla si më parë.

“Po duhet me u kthyer librat. Më herët është aplikuar që të kthehen librat, mirëpo në këto vite që tani po subvencionohen nuk kthehen librat. Domethënë ata nxënësit edhe i sjellin në shkollë dhe disa i marrin edhe nga ato libra që i kanë kthyer gjeneratat e mëparshme. Mirëpo nuk kthehen librat. Mbase ato tani mund të bëhen edhe t'i ndajnë prindërit për vete dhe ose dikush tjetër edhe t'i shesë për gjeneratat e mëpastajme”, tha ai.

Derisa librat e përdorur vazhdojnë të qarkullojnë në tregun online, mbetet e paqartë se sa prej tyre përfundojnë në duart e nxënësve të tjerë dhe sa prej subvencioneve të ndara për tekstet shkollore përdoren për blerjen e librave të rinj.

KosovaPress ka tentuar të marrë një qëndrim nga MASH sa i përket këtyre shitjeve ilegale të teksteve shkollore që po bëhen në faqe të ndryshme në internet por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi marrë ndonjëpërgjigje./kp

Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK
LAJMI TJETËR →
Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK

Lexo edhe

​Prindërit vërshojnë libraritë, subvencionet për libra nuk u mjaftojnë të gjithëve
Lajme

​Prindërit vërshojnë libraritë, subvencionet për libra nuk u mjaftojnë të gjithëve

30 gusht 2026
Paratë u ekzekutuan! Ja sa euro marrin prindërit për tekstet shkollore
Lajme

Paratë u ekzekutuan! Ja sa euro marrin prindërit për tekstet shkollore

27 gusht 2026
Subvencionimi i librave – MASH u kërkon prindërve të deklarojnë se paratë janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore
Lajme

Subvencionimi i librave – MASH u kërkon prindërve të deklarojnë se paratë janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore

28 gusht 2026
​Haxhiu kritikon vonesën e katalogut të teksteve: Prindërit janë vënë nën presion
Lajme

​Haxhiu kritikon vonesën e katalogut të teksteve: Prindërit janë vënë nën presion

28 gusht 2026
​Mësimdhënësit mbajnë evidencën në fletë, një javë pa ditarë në shkolla
Lajme

​Mësimdhënësit mbajnë evidencën në fletë, një javë pa ditarë në shkolla

5 shtator 2026
Ministria e Arsimit- Prindërve: Mos nxitoni në blerjen e librave
Lajme

Ministria e Arsimit- Prindërve: Mos nxitoni në blerjen e librave

20 gusht 2026

Më të fundit

Të gjitha →
Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit
Lajme

Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit

1 orë më parë
Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër
Lajme

Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër

2 orë më parë
Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes
Lajme

Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes

2 orë më parë
​Guri: Betejat me Abdixhikun, një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër Sejdiut
Lajme

​Guri: Betejat me Abdixhikun, një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër Sejdiut

3 orë më parë