RTV21 LIVE
Edicioni Qendror18:00 – 19:0023 min mbeten
Moti…
⌕
Ballina›Kulturë
🇬🇧 English
​PriFest: Mirë se vjen në shtëpi “DUA”
🎭 Kulturë

​PriFest: Mirë se vjen në shtëpi “DUA”

nga Redaksia21 gusht 202621 gusht 2026

Prishtina International Film Festival ka zbuluar filmin hapës të edicionit të 18 të festivalit. Bëhet fjalë për filmin fuqizues të Blerta Bashollit, DUA.

“Është veçanërisht domethënëse ta mirëpresim DUA-n në shtëpi. Një histori e lindur këtu, e realizuar nga njerëzit tanë, që e ka çuar zërin e Kosovës përtej kufijve tanë dhe tani rikthehet aty ku i përket: para publikut kosovar, në ekranin e madh, në PriFest”, u tha në faqen zyrtare të PriFest.

DUA trajton adoleshencën, miqësinë, identitetin dhe rezistencën, në sfondin e një prej periudhave më të vështira të historisë së vonshme të Kosovës. Ky film ka sjell së bashku një kastë të fuqishëm aktorësh vendor, prej Pinea Sylejmani, Vlera Bilalli, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Sylejmani, Andi Bajgora, Fiona Abdullahu dhe Arben Bajraktaraj.

Organizatorët janë shprehur se janë më se të kënaqur pas rrugëtimit të jashtëzakonshëm dhe vlerësimit ndërkombëtar që ka marr filmi, port ani është koha që DUA të rikthehet në shtëpi.

“Sepse ndonjëherë, pjesa më e bukur e rrugëtimit të një filmi është rikthimi në shtëpi”, vazhduan ata.

Filmi me regji dhe skenar të Blerta Bashollit, si dhe bashkë-skenariste Nicole Borgeat, është një bashkëprodhim mes Kosovës, Zvicrës dhe Francës.

Edicioni gjashtë ditor i mbushur me kinema, histori, takime dhe festë, zhvillohet nga 8 deri më 13 shtator.

Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK
LAJMI TJETËR →
Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK

Lexo edhe

Film

“Era” triumfon! Filmi i regjisores Parta Kelmendi fiton vendin e parë në “Cinedays Festival of European Film”

10 dhjetor 2025
​“DokuFEST”, ndahet çmimi për filmin më të mirë në garën kombëtare
Kulturë

​“DokuFEST”, ndahet çmimi për filmin më të mirë në garën kombëtare

16 gusht 2026
Film

“Era” prek emocionet e publikut në Shkup! Filmi i Parta Kelmendit rikthen kujtimet e viteve ’90 në Kosovë

5 dhjetor 2025
Nesër ipet premiera Zvicerane e filmit “Era” në festivalin e filmit “KinoKosova” në Cyrih
Film

Nesër ipet premiera Zvicerane e filmit “Era” në festivalin e filmit “KinoKosova” në Cyrih

13 maj 2026
Teatër

Sot mbyllet ITF “Skupi Festival” – për vitin jubilar paralajmërohet “diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë”

4 tetor 2025
Katy Perry do të performojë në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë
Kulturë

Katy Perry do të performojë në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë

4 qershor 2026

Më të fundit

Të gjitha →
Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit
Lajme

Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit

1 orë më parë
Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër
Lajme

Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër

2 orë më parë
Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes
Lajme

Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes

2 orë më parë
​Guri: Betejat me Abdixhikun, një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër Sejdiut
Lajme

​Guri: Betejat me Abdixhikun, një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër Sejdiut

3 orë më parë