RTV21 LIVE
Edicioni Qendror18:00 – 19:0023 min mbeten
Moti…
⌕
Ballina›Lajme
🇬🇧 English
Kusari-Lila: 6 deputetët e LDK’së nuk e kanë me Bekim Sejdiun, por me Albin Kurtin
📰 Lajme

Kusari-Lila: 6 deputetët e LDK’së nuk e kanë me Bekim Sejdiun, por me Albin Kurtin

nga Redaksia5 shtator 20265 shtator 2026




Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se kundërshtimi i gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës nuk lidhet me figurën e tij, por me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Kusari-Lila për kp tha se Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Arben Gashi do të kundërshtonin marrëveshjen mes LDK-së dhe LVV-së edhe nëse kandidat për president do të ishte një figurë tjetër konsensuale.

“Problemin e kanë pasur me Albin Kurtin. Do të thotë me kryeministrin Kurti. Dhe në atë situatë, unë këtu e shoh esencën e problemit. Kushdo që do të ishte kandidat tjetër, në vend të zotit Bekim Sejdiu, ata qasjen e njëjtë e kanë, pasi nuk po deklarohen se problemin e kanë me kandidatin, por problemin po e tregojnë që e kanë me kryeministrin Kurti. E kryeministri Kurti nuk është rastësisht në pozitën ku është. Nuk është një vendim i gjashtë deputetëve ose sado që mund të jenë të tjerë që e rrëzon kryeministrin Kurti. Ata po e shohin me vetëdije që zgjedhje pas zgjedhje, kryeministri Kurti, Lëvizja Vetëvendosje me partnerë po i fiton zgjedhjet. Dhe në situatën kur po ndodh një rrethanë e tillë ku deklarohet se inati është me të, mbështetja në popull po rritet”, tha ajo.

Duke folur për marrëveshjen politike dhe raportet me LDK-në, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë tha se marrëveshja ekzistuese për emrin e Bekim Sejdiut për president është valide, ndërsa shprehu dëshirën që edhe gjashtë deputetët e LDK-së ta mbështesin atë.

Ajo përmendi edhe raste të mëhershme kur deputetë të LDK-së, kanë mbështetur kandidatë për presidentë që nuk kanë qenë pjesë e subjektit të tyre politik.

E pyetur nëse do të zbatohen kërkesat e Aleancës, ku mes tyre është edhe gazi amerikan si parakusht për mbështetje për presidentin, ajo u shpreh skeptike për një gjë të tillë.

Sipas saj, nuk është e arsyeshme që një subjekt me shtatë deputetë të kërkojë nga partia e parë zbatimin e projekteve të mëdha kapitale.

Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK
LAJMI TJETËR →
Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK

Lexo edhe

Aleanca s’lëviz nga qëndrimi, Brahimaj: E votojmë Sejdiun vetëm nëse na plotësohen 6 pikat
Lajme

Aleanca s’lëviz nga qëndrimi, Brahimaj: E votojmë Sejdiun vetëm nëse na plotësohen 6 pikat

3 shtator 2026
Kurti për 6 deputetët e LDK-së: Duan të shkojmë sërish në zgjedhje, marrëveshja qëndron
Politikë

Kurti për 6 deputetët e LDK-së: Duan të shkojmë sërish në zgjedhje, marrëveshja qëndron

1 shtator 2026
Kurti: Marrëveshja për Sejdiun mbetet në fuqi, synojmë t’i shmangim zgjedhjet
Lajme

Kurti: Marrëveshja për Sejdiun mbetet në fuqi, synojmë t’i shmangim zgjedhjet

3 shtator 2026
Musliu-Shoshi për gjashtë deputetët e LDK-së: Lumir Abdixhiku është dashur t’i ketë nën kontroll
Lajme

Musliu-Shoshi për gjashtë deputetët e LDK-së: Lumir Abdixhiku është dashur t’i ketë nën kontroll

3 shtator 2026
Abdixhiku zbulon, 6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut për president
Kosova

Abdixhiku zbulon, 6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut për president

1 shtator 2026
“I pengon vetëm fakti që e propozoi Osmani”, Daka për qëndrimin e 6 deputetëve të LDK-së
Lajme

“I pengon vetëm fakti që e propozoi Osmani”, Daka për qëndrimin e 6 deputetëve të LDK-së

1 shtator 2026

Më të fundit

Të gjitha →
Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit
Lajme

Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit

1 orë më parë
Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër
Lajme

Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër

2 orë më parë
Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes
Lajme

Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes

2 orë më parë
​Guri: Betejat me Abdixhikun, një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër Sejdiut
Lajme

​Guri: Betejat me Abdixhikun, një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër Sejdiut

3 orë më parë