RTV21 LIVE
Edicioni Qendror18:00 – 19:0023 min mbeten
Moti…
⌕
Ballina›Lajme
🇬🇧 English
Musliu-Shoshi: PDK-ja më nuk takohet me Albin Kurtin, asnjëherë
📰 Lajme

Musliu-Shoshi: PDK-ja më nuk takohet me Albin Kurtin, asnjëherë

nga Redaksia3 shtator 20263 shtator 2026

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, në emisionin “Click” të RTV21 ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të zhvillojë më takime me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Musliu-Shoshi tha se PDK-ja nuk do të zhvillojë bisedime me Kurtin për asnjë çështje, përfshirë edhe atë të presidentit.

“Partia Demokratike e Kosovës më nuk takohet me Albin Kurtin, asnjëherë. Nuk do të flasim për asgjë, as për presidentin”, deklaroi ajo.

Musliu-Shoshi foli edhe për kreun e PDK-së, Bedri Hamza, duke thënë se ai ka qenë lideri i parë që i është përgjigjur pozitivisht çdo ftese të Albin Kurtit.

Sipas saj, Hamza ka vazhduar të marrë pjesë në takime deri në momentin kur është bindur se nuk ekziston mundësi për bashkëpunim.

“Bedri Hamza ka qenë i pari lider që iu ka përgjigjur pozitivisht çdo ftese të Albin Kurtit, bash çdo ftese të Albin Kurtit. Deri në momentin kur e ka parë që nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi”, tha Musliu-Shoshi.

Ajo pretendoi se një nga arsyet e këtij qëndrimi lidhet me çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se, sipas saj, për Kurtin presidenti duhej të vinte nga radhët e Vetëvendosjes.

“Deri në momentin kur e ka parë që president për Albin Kurtin duhet të jetë nga zyrat e Vetëvendosjes”, u shpreh ajo./RTV21/21Media

Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK
LAJMI TJETËR →
Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK

Lexo edhe

Musliu-Shoshi: Avni Dehari është vetëm një kukull e Albin Kurtit
Lajme

Musliu-Shoshi: Avni Dehari është vetëm një kukull e Albin Kurtit

3 shtator 2026
"PDK-ja nuk nënshtrohet", Vlora Çitaku: Kurti po kërkon nënshtrim total të opozitës
Lajme

"PDK-ja nuk nënshtrohet", Vlora Çitaku: Kurti po kërkon nënshtrim total të opozitës

6 gusht 2026
Musliu-Shoshi alarmon: Sot funksionon Kushtetuta e Albin Kurtit, jo e Republikës
Lajme

Musliu-Shoshi alarmon: Sot funksionon Kushtetuta e Albin Kurtit, jo e Republikës

3 shtator 2026
“Nuk jemi bllokuesit” - Musliu-Shoshi: Do të vazhdojmë të kërkojmë konstituimin e Kuvendit
Lajme

“Nuk jemi bllokuesit” - Musliu-Shoshi: Do të vazhdojmë të kërkojmë konstituimin e Kuvendit

3 shtator 2026
Muhaxheri: Kurti nuk do ta pranojë asnjë emër të propozuar nga LDK-ja
Lajme

Muhaxheri: Kurti nuk do ta pranojë asnjë emër të propozuar nga LDK-ja

26 gusht 2026
Tahiri: Nuk do të ketë marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së
Lajme

Tahiri: Nuk do të ketë marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së

25 gusht 2026

Më të fundit

Të gjitha →
Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit
Lajme

Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit

1 orë më parë
Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër
Lajme

Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër

2 orë më parë
Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes
Lajme

Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes

2 orë më parë
​Guri: Betejat me Abdixhikun, një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër Sejdiut
Lajme

​Guri: Betejat me Abdixhikun, një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër Sejdiut

3 orë më parë