RTV21 LIVE
Edicioni Qendror18:00 – 19:0023 min mbeten
Moti…
⌕
Ballina›Lajme
🇬🇧 English
DhTIK: Shitjet e prodhuesve kanë rënë deri në 20%, rrezikohen vendet e punës
📰 Lajme

DhTIK: Shitjet e prodhuesve kanë rënë deri në 20%, rrezikohen vendet e punës

nga Redaksia26 gusht 202626 gusht 2026

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mbajtur një takim me bizneset anëtare nga sektori prodhues, të cilat kanë shpalosur problemet dhe sfidat me të cilat po përballen, duke theksuar se gjendja aktuale po ndikon në kapacitetet e prodhimit, shitjet dhe qëndrueshmërinë e vendeve të punës.

Ndër shqetësimet kryesore sipas DhTK-së janë çmimet e larta të lëndës së parë dhe prodhimeve bujqësore, rritja e kostove të energjisë dhe kostove të tjera të prodhimit.

“Bizneset kanë raportuar rënie të shitjeve deri në 20 për qind dhe rënie të fitimit, ndërsa kanë paralajmëruar se, nëse kjo situatë vazhdon, shumë kompani mund të detyrohen të ulin numrin e të punësuarve dhe kapacitetet prodhuese.Prodhuesit kanë ngritur shqetësime edhe për mungesën e mbështetjes për prodhimin vendor, problemet në inkasimin e borxheve dhe kërkesën që pagesa e TVSH-së të lidhet me momentin e inkasimit të faturave. Po ashtu, është kërkuar trajtim më i favorshëm i produkteve vendore në treg dhe mbështetje më e madhe nga marketet dhe pikat e shitjes.Ekonomia informale, mungesa e punëtorëve profesionalë dhe vështirësitë në sigurimin e fuqisë punëtore mbeten gjithashtu sfida të mëdha”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim, bizneset theksuan se angazhimi i punëtorëve nga jashtë nuk ka qenë zgjidhje afatgjatë, pasi një pjesë e tyre Kosovën e përdorin si vend transit drejt vendeve të Evropës.

“Shqetësim mbetet edhe mosfunksionimi i plotë i institucioneve qendrore si pasojë e krizës politike, mungesa e angazhimit institucional, si dhe problemet në eksport, veçanërisht me Serbinë, e cila vazhdon të mos i njohë dokumentet e lëshuara nga institucionet e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

Ndërkohë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë vlerëson se shqetësimet e sektorit prodhues kërkojnë reagim urgjent dhe një qasje të koordinuar institucionale.

“Prodhuesit vendorë nuk duhet të përballen të vetëm me rritjen e kostove, rënien e shitjeve, mungesën e punëtorëve, konkurrencën e padrejtë nga ekonomia informale, vështirësitë në eksport dhe pasojat e mosfunksionimit institucional”, thuhet në përfundimin e komunikatës.



Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK
LAJMI TJETËR →
Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK

Lexo edhe

​SHIQK alarmon: Qumështi vendor po zëvendësohet nga importi
Lajme

​SHIQK alarmon: Qumështi vendor po zëvendësohet nga importi

20 gusht 2026
Bllokada godet ekonominë, Lidhja e Bizneseve paralajmëron pasoja
Lajme

Bllokada godet ekonominë, Lidhja e Bizneseve paralajmëron pasoja

18 gusht 2026
“Po dëmtohet ekonomia” – DHTIK kërkon fundin e ngërçit politik
Lajme

“Po dëmtohet ekonomia” – DHTIK kërkon fundin e ngërçit politik

11 gusht 2026
Ekonomi

Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit: Rritje në shifra, ulje në jetën reale

11 janar 2026
Ekonomi

​Inflacioni në rritje, shporta familjare gjithnjë e më e papërballueshme

14 dhjetor 2025
​Shoqata e Qumështoreve kërkon masa për mbrojtjen e prodhuesve vendorë
Lajme

​Shoqata e Qumështoreve kërkon masa për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

20 gusht 2026

Më të fundit

Të gjitha →
Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit
Lajme

Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit

1 orë më parë
Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër
Lajme

Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër

2 orë më parë
Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes
Lajme

Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes

2 orë më parë
​Guri: Betejat me Abdixhikun, një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër Sejdiut
Lajme

​Guri: Betejat me Abdixhikun, një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër Sejdiut

3 orë më parë