
Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030
Komiteti Olimpik i Kosovës ka ndarë momentin e ngritjes së flamurit të Kosovës në stadiumin e Tarantos dhe marrja e flamurit nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Nga ky moment dhe për katër vitet e ardhshme Kosova është kryefjalë e Lojërave Mesdhetare.
Përmes një postimi, Rama ka thënë se dorëzimi i flamurit shënon një moment historik për Kosovën, e cila në vitin 2030 do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare.
“Një flamur që sjell me vete një ëndërr të madhe. Një ëndërr që dikur dukej e pamundur, e që sot po bëhet realitet para syve tanë”, ka shkruar Rama.
Ai ka theksuar se me organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina do të mirëpresë sportistë dhe mysafirë nga vendet e Mesdheut.
“Kosova po ia hap dyert Mesdheut. Prishtina do ta mirëpresë botën”, ka shkruar Rama, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të një ëndrre të madhe për Kosovën.

Më të fundit
Të gjitha →
Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit

Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër

Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes




-600x361.jpg&w=3840&q=70)


