RTV21 LIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaShowbiz
🇬🇧 English
Viti 2001, Mariah Carey në Ferizaj
Showbiz

Viti 2001, Mariah Carey në Ferizaj

nga Redaksia25 gusht 202625 gusht 2026

Ylli i muzikës botërore, Mariah Carey, kishte vizituar Kosovën në dhjetor të vitit 2001, kur performoi për ushtarët amerikanë të dislokuar në “Camp Bondsteel” në Ferizaj.

Sot, 25 vjet më vonë, kujtimi i vizitës së saj në Kosovë mbetet një nga momentet e veçanta të turneve të saj për trupat amerikane.

Mariah Carey ishte në Kosovë më 4 dhjetor 2001, si pjesë e një turneu të organizuar nga USO America. Ajo vizitoi tri baza amerikane në Kosovë dhe performoi për trupat paqeruajtëse amerikane, me qëllim ngritjen e moralit të ushtarëve gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Një nga ndalesat e saj ishte kampi “Bondsteel” në Ferizaj.

Gjatë koncertit, Carey interpretoi disa prej këngëve të saj, duke përfshirë “Loverboy”, “Never Too Far/Hero” dhe “My All”, ndërsa për atmosferën e Krishtlindjeve këndoi edhe “Santa Claus Is Comin’ to Toën” dhe hitin e saj tashmë ikonik “All I Want for Christmas Is You”.

Këngëtarja mbërriti në bazat amerikane me helikopter dhe u prit me entuziazëm të madh nga ushtarët. Ajo pozoi për fotografi, firmosi albume dhe zhvilloi një koncert për trupat.

Në atë kohë, Carey e përshkroi vizitën si një përvojë krejtësisht të veçantë për të.

“Ka qenë shumë ndryshe nga çdo gjë që kam përjetuar më parë dhe është diçka që nuk do ta harroj kurrë”, kishte thënë ajo pas vizitës.

Vizita e saj në Kosovë ndodhi vetëm disa muaj pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. Në atë periudhë, Carey ishte ndër artistët që vazhduan të vizitonin trupat amerikane jashtë vendit për t'u dhënë atyre mbështetje dhe për të ngritur moralin.

Fotografitë e asaj kohe, të shpërndara nga agjenci ndërkombëtare, e dokumentojnë Careyn në "Camp Bondsteel", duke takuar dhe përshëndetur ushtarët amerikanë.

Një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop kishte zgjedhur kështu Kosovën si një nga ndalesat e saj në një periudhë të rëndësishme për praninë amerikane në vend.

Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK
LAJMI TJETËR →
Pa asnjë fjalë, Hoti publikon fotot e Shalës e Bajramit – mesazhi i tij për zhvillimet në LDK

Lexo edhe

27 vjet nga çlirimi i Kosovës
Kosova

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

12 qershor 2026
Katy Perry do të performojë në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë
Kulturë

Katy Perry do të performojë në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë

4 qershor 2026
Haki Misini dhe grupi “MAK”, historia që mbeti zë në kujtesën e Mitrovicës
Kulturë

Haki Misini dhe grupi “MAK”, historia që mbeti zë në kujtesën e Mitrovicës

14 qershor 2026
Marsh i UÇK-së në Prishtinë për Ditën e Çlirimit
Kosova

Marsh i UÇK-së në Prishtinë për Ditën e Çlirimit

11 qershor 2026
Diaspora

Ambasadori Ajeti merr pjesë në pritjen vjetore të organizuar nga mbreti i Danimarkës

7 janar 2025
Pas takimit me senatoren Ernst, Kurti kërkon që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme në Kosovë
Kosova

Pas takimit me senatoren Ernst, Kurti kërkon që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme në Kosovë

11 gusht 2026

Më të fundit

Të gjitha →
Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit
Lajme

Aleanca zhvillon nesër aktivitet simbolik para Kuvendit

1 orë më parë
Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër
Lajme

Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për javën tjetër

2 orë më parë
Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes
Lajme

Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes

2 orë më parë
​Guri: Betejat me Abdixhikun, një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër Sejdiut
Lajme

​Guri: Betejat me Abdixhikun, një nga arsyet pse gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër Sejdiut

3 orë më parë