Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet reperi i njohur shqiptar në Prishtinë, zbulohet arsyeja

    Alarmohet Varshava, objekt ajror nga Bjellorusia dyshohet se hyri në hapësirën ajrore polake

    “Freedom for the Liberators” në Times Square, aktivitetet në Kosovë dhe Hagë para verdiktit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe: Siguria në shkolla prioriteti kryesor
    Aktualitet

    Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe: Siguria në shkolla prioriteti kryesor

    September 6, 2026

    Siguria në shkolla me nisjen e vitit të ri mësimor, lufta kundër armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, si edhe trajtimi i denoncimeve të qytetarëve, ishin në fokus të takimeve që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, zhvilloi me drejtuesit e Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës.

    Gjatë takimeve me strukturat vendore, Hita kërkoi rritjen e parametrave të sigurisë dhe forcimin e masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale. Ai kërkoi ndjekjen në kohë reale të konflikteve dhe denoncimeve të qytetarëve, identifikimin dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo merren me veprimtari në fushën e narkotikëve, si dhe kapjen e personave në kërkim.

    Në porositë e tij u përfshi edhe parandalimi i krimeve mjedisore, ndërsa Hita kërkoi që komunikimi i punonjësve të Policisë me qytetarët të jetë gjithmonë etik dhe profesional.

    Një pjesë e rëndësishme e takimeve iu kushtua sigurisë në shkolla, të cilën Drejtori i Përgjithshëm e cilësoi si prioritetin kryesor të Policisë së Shtetit.

    Me nisjen e vitit të ri mësimor, Hita kërkoi angazhim maksimal të shërbimeve të Policisë, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla, për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe zhvillimin normal të procesit mësimor.

    Ai u kërkoi shefave të komisariateve që ta ndjekin çdo ditë këtë prioritet dhe të trajtojnë personalisht çdo shqetësim të ngritur nga drejtuesit e shkollave që lidhet me sigurinë e nxënësve.

    Sipas porosive të dhëna, Sektorët e Narkotikëve, forcat “Shqiponja” dhe strukturat operacionale do të përqendrohen në perimetrin e sigurisë së shkollave, me qëllim parandalimin e çdo tentative për shpërndarjen e lëndëve narkotike apo përfshirjen e nxënësve në konflikte.

    Në drejtim të sigurisë rrugore, Hita kërkoi intensifikimin e monitorimit të qarkullimit, përfshirë përdorimin e mjeteve inteligjente, me synim parandalimin e aksidenteve dhe ndërhyrjen e menjëhershme ndaj çdo shkeljeje të konstatuar.

    Drejtori i Përgjithshëm kërkoi gjithashtu që çdo drejtues policie të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për situatën e sigurisë në territorin që mbulon, duke ndjekur nga afër problematikat dhe duke garantuar reagim të shpejtë e profesional ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

    Në përfundim, Hita u bëri thirrje shefave të komisariateve dhe drejtorëve të qarqeve që të presin qytetarët, t’i dëgjojnë për çdo problem që lidhet me punën e Policisë dhe të angazhohen për zgjidhjen e tyre.

    Hita theksoi se edhe ai vetë pret çdo qytetar që kërkon një takim.

    drejtuesit e policise siguria ne shkolla Skender Hita
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet reperi i njohur shqiptar në Prishtinë, zbulohet arsyeja

    September 6, 2026

    Alarmohet Varshava, objekt ajror nga Bjellorusia dyshohet se hyri në hapësirën ajrore polake

    September 6, 2026

    “Freedom for the Liberators” në Times Square, aktivitetet në Kosovë dhe Hagë para verdiktit

    September 6, 2026

    Aktori i serialit “Ezel” gjendet pa shenja jete në apartamentin e tij në Stamboll

    September 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 2, 2026

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Miliona euro nga fondet publike për kompani që, sipas verifikimeve paraprake, nuk duket se kanë…

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Mashtrim, kredi grabitqare dhe praktika kriminale të huadhënies: Jo vetëm në Shqipëri, Kredo probleme edhe në vendin mëmë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Kujdes me një dashuri të vjetër dhe me shpenzimet! Çfarë thotë horoskopi për sot

    Vijnë mundësi të reja për të gjitha shenjat e zodiakut, çfaë kanë parashikuar yjet sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.