Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet reperi i njohur shqiptar në Prishtinë, zbulohet arsyeja

    Alarmohet Varshava, objekt ajror nga Bjellorusia dyshohet se hyri në hapësirën ajrore polake

    “Freedom for the Liberators” në Times Square, aktivitetet në Kosovë dhe Hagë para verdiktit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 245-vjetori i themelimit të Teqesë së Frashërit, Begaj: Që nga viti 1781 është vatër e ndërgjegjes shqiptare
    Lajmet e fundit

    245-vjetori i themelimit të Teqesë së Frashërit, Begaj: Që nga viti 1781 është vatër e ndërgjegjes shqiptare

    September 5, 2026
    245-vjetori i themelimit të Teqesë së Frashërit, Begaj: Që nga viti 1781 është vatër e ndërgjegjes shqiptare

    Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në 245-vjetorin e themelimit të Teqesë së Frashërit. Para besimtarëve bektashinj, të cilët 5 shtatorin e kanë ditë pelegrinazhi, ai  nderoi vëllezërit Frashëri dhe kujtoi vlerat historike të kësaj teqeje për përhapjen e dijes, për ruajtjen e identitetit shqiptar dhe çështjen kombëtare.

    “Që nga viti 1781, kur “hodhi çatinë “kjo teqe, ajo nuk shërbeu vetëm si vend lutjeje. Ajo u bë shtëpi e hapur për udhëtarin, vatër dijeje e kuvendimi dhe, mbi të gjitha, vatër e ndërgjegjes shqiptare”, – deklaroi Presidenti.

    Kreu i Shtetit kujtoi rolin e klerikëve bektashnj në momentet vendimtare për shqiptarët, nga Rilindja, deri në ndërtimin e shtetit.

    “Në ditët tona ne flasim shumë për harmoninë fetare, vërtet një vlerë e jashtëzakonshme, dhe shpesh rrezikojmë ta kthejmë atë në një formulë protokollare, por harmonia fetare shqiptare nuk lindi në tryeza zyrtare apo si çeshtje protokollare. Ajo u gatua në vende si kjo teqe, nga breza klerikësh e besimtarësh që ditën të ishin të përkushtuar në besimin e tyre dhe, njëkohësisht, të shihnin tek tjetri bashkëkombësin, fqinjin, vëllain e një gjaku e të një gjuhe. Drita e besimit dhe kujtesa e një populli nuk mund të shlyhen”, – u shpreh ai, duke kujtuar dhe përpjekjet e klerikëve që i mbijetuan diktaturës në Shqipëri dhe rizgjuan besimin, tha Begaj.

    Ai theksoi rëndësinë për mbrojtjen dhe përcjelljen e  kujtesës kombëtare dhe identitetit kombëtar.

    “Pelegrinazhi në Frashër është një udhëtim në rrënjët e identitetit tonë, atje ku besimi u bë dije, dija u bë vetëdije dhe vetëdija u bë atdhetari. Ndoshta prandaj sa herë që Naimi mendonte për Shqipërinë, mendja e shpirti i ktheheshin te kjo natyrë e te këto male. Dhe prej këtej, ai na la testamentin më të bukur: “Ti Shqipëri, më ep nder, më ep emrin shqipëtar. Sot, nga Frashëri, kjo thirrje na kujton se nga vijmë dhe përgjegjësinë që kemi për vendin që do t’u lëmë brezave të ardhshëm”, shtoi ai.

    Begaj e mbylli vizitën e tij në Frashër duke vizituar shtëpinë e vëllezërve Frashër.

    245-vjetori i themelimit të Teqesë së Frashërit Bajram Begaj Presidenti i Shqipërisë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet reperi i njohur shqiptar në Prishtinë, zbulohet arsyeja

    September 6, 2026

    Alarmohet Varshava, objekt ajror nga Bjellorusia dyshohet se hyri në hapësirën ajrore polake

    September 6, 2026

    “Freedom for the Liberators” në Times Square, aktivitetet në Kosovë dhe Hagë para verdiktit

    September 6, 2026

    Aktori i serialit “Ezel” gjendet pa shenja jete në apartamentin e tij në Stamboll

    September 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 2, 2026

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Miliona euro nga fondet publike për kompani që, sipas verifikimeve paraprake, nuk duket se kanë…

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Mashtrim, kredi grabitqare dhe praktika kriminale të huadhënies: Jo vetëm në Shqipëri, Kredo probleme edhe në vendin mëmë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Kujdes me një dashuri të vjetër dhe me shpenzimet! Çfarë thotë horoskopi për sot

    Vijnë mundësi të reja për të gjitha shenjat e zodiakut, çfaë kanë parashikuar yjet sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.