Hansi Flick konfirmoi listën e kapitenëve te Barcelona. Surprizë mund të quhet përfshirja e Lamine Yamal.
“Kemi dy vite këtu tani dhe e njoh skuadrën më mirë. Kam zgjedhur dy nga kapitenët, ndërsa tre të tjerët janë votuar nga skuadra.
Kapitenët tonë janë Raphinha, Pedri, Erik, Frenki De Jong dhe Lamine Yamal”, u shpreh trajneri gjerman.
Barcelona do të përballet më 6 shtator ndaj Valencias. Transferta nis në orën 16:15 dhe katalanasit kanë mundësinë që të vendosen 3 pikë mbi Realin.


